Itali, vritet shqiptari, donte t’i shpëtonte prangave të Policisë
Thoma Zeni, 35 vjeç ishte person me precedentë penalë dhe mbante 9 identitete. Identifikimi i viktimës ishte bërë falë një fotoje që zotëronte policia italiane
Luan Kondi
Një shqiptar u vra dje në mëngjes gjatë një operacioni të karabinierëve italianë në Siena të Italisë. Viktima nuk iu përgjigj urdhrit për të ndaluar. 35 vjeçari, Thoma Zeni, ishte person me precedentë penalë dhe njihej me 9 identitete të ndryshme. Ai është identifikuar vetëm pas dhjetë orësh falë një fotoje që zotëronte policia italiane.
Largimi
Shqiptari i vrarë nga karabinierët italianë gjatë operacion-kontrollit në provincën e Colle Val D’Elsa në Siena të Italisë identifikohet pas më shumë se 10 –të orësh, për shkak se ai mbante disa identitete. Viktima sipas policisë është 35 vjeçari Thoma Zeni. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, ushtarakët kanë tentuar të ndalojnë një automjet që rezultonte i vjedhur, por në tentativë për t’u arratisur, është përplasur me makinën e karabinierëve. Dy personat që ishin në makinë, janë larguar nga automjeti dhe kanë tentuar të arratisen në këmbë drejt fushave. Karabinierët kanë qëlluar të paktën 5 herë, pasi kanë parë dy shkëndija në makinën e shqiptarëve dhe kanë dëgjuar dy shpërthime që mendohet të kenë qenë të airbag të makinës. Një nga dy të personat që ndiqeshin, Thoma Zeni ka vdekur, ndërsa tjetri ka arritur të arratiset. Viktima, është ndaluar disa dhjetëra herë në pjesë të ndryshme të Italisë. Shërbimet e kontrollit të karabinierëve kanë bërë të ditur se ishte tentuar dhe dy herë të tjera të ndalohej kjo makinë e vjedhur. Mendohet se shqiptari ishte pjesë e një organizate që merrej me vjedhjen e vilave. Gjithsesi në Itali janë hapur hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërkaq vazhdojnë kërkimet për shqiptarin tjetër të arratisur.
Viktima me orgjinë shqiptarë u qëllua me pistoletë nga një prej karabinierëve të cilët morën pjesë në operacionin e organizuar në një provincë të Sienës në Itali. Identifikimi i viktimës ishte bërë falë një fotoje të skeduar më parë nga policia, por sipas medias italiane, nevojiten ende prova të tjera. Sipas policisë viktima ishte skeduar 12 herë për krime të ndryshme dhe kishte dhënë 9 identitete të ndryshme.
Aksioni
Rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit të djeshëm karabinierët italianë ishin vënë në ndjekje të një makine e cila rezultonte se ishte vjedhur në Colle Valdelsa, provincë e Sienas në Itali. Në tentativën për t’u larguar makina është përplasur me një mur. Menjëherë dy personat, të cilët ndodheshin në makinë, kanë tentuar të largohen për t’i shpëtuar arrestimit. Karabinierët kanë qëlluar në drejtim të dy personave, të cilët po tentonin të arratiseshin. Sipas medias italianë, policia kishte qëlluar me pistoletë, pasi kishte dëgjuar një shpërthim.
Ndërron jetë i dyshuari, pushohet çështja penale
TIRANË - Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë pushoi dje paradite çështjen penale ndaj një 25 vjeçari nga Tirana, i cili ndërroi jetë pak javë më parë nga një sëmundje e rëndë. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Bajram L., i cili ishte në proces si i dyshuar në tentativën e vrasjes me armë zjarri ndaj katër personave në prill të këtij viti në Tiranë. Vendimi u mor sot nga togat e zeza të kësaj Gjykate, pas dorëzimit nga një përfaqësues i organit të akuzës të raportit mbi vdekjen e këtij shtetasi dhe kërkesës për pushimin e kësaj çështjeje penale.
Dosja për drogën në Kakavijë shkon në Gjykatë
TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë në shqyrtim dosjen penale në ngarkim të shtetasit grek, Jorgo Papadhaqis, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, bënë të ditur të martën për gazetën “Albania” burime pranë kësaj Gjykate. Jorgo Papadhaqis, 40 vjeç u arrestua në muajin Prill të këtij viti në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, me rreth 3 kilogram lëndë narkotike, në makinën me të cilën po udhëtonte në drejtim të Greqisë. Ndërkohë, hetimet për 40-vjeçarin Papadhaqis janë realizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila tashmë ka dërguar dosjen për shqyrtim gjyqësor për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”. Ditët në vijim në këtë Gjykatë pritet të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të këtij shtetasi.
15 Tetor 2008