E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, zarfe me plumba për Montin e Berluskonin

Dhjetë zarfe me plumba dhe kërcënime që mbajnë firmën e Lëvizjes së Armatosur Proletare në adresë të kryeministrit Monti, ish-kryeministrit Berluskoni dhe drejtuesve të disa prej të përditshmeve më të mëdha italiane janë bllokuar mbrëmjen e djeshme nga Posta Italiane.

Zarfet përmbanin plumba të kalibrave të ndryshëm dhe ishin nisur në adresë të kryeministrit Mario Monti (plumb i kalibrit 9), ish-kryeministrit Berluskoni, Pier Luixhi Bersanit të Partisë Demokratike italiane, ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale, Elsa Fornero .

Zarfe me plumba ishin nisur edhe në adresë të drejtorëve të gazetave Corriere della Sera, La Repubblica, Libero, La Padania, Il Tempo etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›