E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në janar zbulojmë modelin për shpërblimin e pronave”

16-12-2011 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi dje në konferencën e Këshillit të Europës për vendimet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se në janar qeveria do të bëjë publike, “modelin për shpërblimin e drejtë e të plotë të pronave”.
Sipas ministrit Halimi, qeveria shqiptare ka bërë përpjekje maksimale për reformimin rrënjësor të një prej të drejtave më themelore të njeriut, atë të pronësisë.
“Strategjia kombëtare e pronësisë, e qeverise shqiptare, e cila është duke u konsultuar me ekspertet më të mirë vendas dhe të organizmave ndërkombëtare, do të paraqesë në mënyre specifike parimet e dimensionit kushtetues që lidhen me ‘interesin publik’, ‘shpërblimin e drejtë’, parimin e drejtësisë, të proporcionalitetit dhe të shtetit social, duke u bazuar absolutisht ne elaborimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjetjet dhe rekomandimet e Memorandumit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës”, tha Halimi.
Tryeza e rrumbullakët e zhvilluar sot në Tiranë, me pjesëmarrës nga 33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, kishte si synim sigurimin e një forumi në të cilin shtetet anëtare të KiE mund të shkëmbejnë eksperiencën e tyre lidhur me kapacitetet vendase për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropianë të të Drejtave të Njeriut.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›