E Diel, 1 Nëntor 2026

Del lakuriq “koalicioni” i Ramës - Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Petro Koçi shpallin një grupim të ri politik

16-12-2011 / Gazeta 55

Koalicioni me PS-në konfirmohet si joproduktiv, pasi merret vesh hileja me të cilat Edvinit tenton të forcojë stanin e vet në dëm të aleatëve. 3 partitë relevante të së majtës shpallin një koalicion të ri, duke theksuar se Edi Rama bën gjithçka, përveç krijimit të një aleance fituese

Koalicioni i majtë i udhëhequr nga PS-ja dhe kreu i saj Edi Rama, pëson sërish rrjedhje. Më sakt, ajnë aleatët e tij, partitët e tjera të ëktij koalicioni, që e kanë braktisur dhe kanë krijuar një grupim të ri politik.
Pak ditë pasi një ndër themeluesit e kësaj partie, Elmaz Sherifi, shpalli shkëputjen nga PS dhe lindjen e Partisë për Progres dhe Drejtësi, janë aleatët e Edi Ramës, Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Petro Koçi që deklarojnë lindjen e një grupimi të ri politik.
Dje, Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, pikërisht për strukturimin e forcës më të re politike.
“Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD, PDS e PSV91. Sot (dje) në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi”, thuhet në një deklaratë të përbashkët që lëshoi Lëvizja e re brenda së Majtës.
“Takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për t’u bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik”, vijon deklarata e përbashkët.
Ajo vë në dukje më tej se “PDS, PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike”.
Duke e konsideruar “Aleancën për të Ardhmen” si të paaftë për të qenë produktive në nismat zgjedhore që kanë për qëllim marrjen e pushtetit, deklarata e përbashkët thekson se “Koalicioni i drejtuar nga PS ka nevojë për aleatë më efektivë në tregun politik”.
Në këtë pikë, vlerësohet se “bashkimi i PSD, PDS, PSV e partive të tjera të gatshme për t’u bashkuar, do të sjellë një realitet të ri në strategjinë dhe taktikat politike të së majtës për të fituar zgjedhjet e ardhshme”.
Sakaq konfirmohet se edhe disa ditë më parë ka pasur një takim tjetër mes Skënder Gjinushit, Paskal Milos dhe Petro Koçit në kuadër të projektit për bashkim të së majtës.
Petro Koçi, kryetar i PSV, konfirmoi se “në ditët e para të vitit të ri do të zhvillohen edhe aktivitetet institucionale për kurorëzimin e këtij projekti të të rëndësishëm politik”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›