E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, Itali vs Angli

Faza e ardhshme e Ligës së Kampionëve do të rezervojë dy përballje të forta mes ekipeve italiane dhe atyre angleze. Shorti i 1/16 ka përcaktuar që Napoli skuadra surprizë italiane e dy sezoneve të fundit do të ndeshet me Çelsin e cila tashmë mund të konsiderohet një ekip i konsoliduar. Napoli arriti të eliminoi nga grupi Mançester Sitin kështu që në këtë përballje shkojnë si të barabartë pavarësisht se mes dy ekipeve ka diferenca si nga ana financiare por edhe nga ana e emrave të mëdhenj në ekip.

Përballja tjetër italo-angleze është ajo mes Milanit dhe Arsenalit, e cila është edhe përballja më e fortë e kësaj faze. Italianët – të cilët e kanë fituar shtatë herë këtë trofe – do të ketë si kundërshtarë ekipin i cili e eliminoi nga Liga e Kampionëve në vitin 2008 po në këtë fazë që do të përballen tani.

Ekipi i tretë italian, Interit, do të ndeshet me Olimpikun e Marsejës. Ekipi francez në fazën në grupe u kualifikua falë një fitoreje në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit.

Bazeli, ekipi surprizë që eliminoi nga grupi Mançester Junajtit do të ndeshet me Bajernin e Mynihut. Barcelona do vihet përballë Bajern Leverkusen ndërsa Real Madrid do ketë ketë si kundërshtar CSKA-në e Moskës. Përballja e fundit është ajo mes Zenitit dhe Benfikës.

Ndeshjet e para të këtyre përballjeve do të luhen me 14/15 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit me 21/22 të po këtij muaji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›