E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës:Taksat jo më të larta se 10 përqind

Kryeministri Berisha i është përgjigjur sot në mbledhjen e qeverisë kreut të partisë socialiste Edi Rama për taksat vendore. Berisha deklaroi se qeveria kufizon të drejtën e pushtetit lokal për ti ulur taksat ndërsa siguroi bizneset se taksat nuk do të jenë më të larta se 10%. Kreu i qeverisë akuzoi kryebashkiakun Rama se në mënyrë të padrejtë ka vendosur taksa për të gjitha makinat që hyjnë në Tiranë, duke bërë kështu që qytetarët që jetojnë jashtë Tiranës të paguajnë vizë për në kryeqytet. Gjatë mbledhjes së qeverisë Berisha përmendi dhe futjen në fuqi të marrëveshjes së stabilizim asociimit me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›