Raporterët lexojnë raportin për Shqipërinë
Dy raporterët e KE-së, Jakko Lakso dhe David Wilshire, raportuan dje në Asamble lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri. Ata lexuan zyrtarisht raportin për takimet e bëra në Shqipëri, nga data 9 deri më 11 shkurt, me qëllim diskutimin e "Ligjit të Lustracionit" dhe ndjekjen e rezolutës së asamblesë në lidhje me ankesat mbi përbërjen e delegacionit shqiptar në asamblenë parlamentare. Për sa i përket ligjit të "Dosjeve", dy raporterët mbështesin faktin që të pritet mendimi i Komisionit të Venecias. Ata nënvizojnë se kur kanë takuar Presidentin Topi, lidhur me këtë ligj, ai u ka bërë të ditur se ky ligj është shumë më ndryshe nga ai që vetë Topi propozoi në vitin 2006.