Italia, 3 milionë euro për Elbasanin
03/03/2005 Qeveria italiane ka dhënë 3 milionë euro për ndërtimin dhe pajisjen me mjetet e duhura të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Rrethit të Elbasanit. Ndërtesa aktuale e Kirurgjisë do të shembet krejt dhe do të ndërtohet e re. Qytetarët elbasanas janë ankuar shpesh për kushtet, në të cilat gjendet kirurgjia e Elbasanit, por tashmë fondi u gjend. Po me pjesë të këtij fondi do të rikonstruktohet pavioni i pediatrisë në këtë spital dhe ai i Obstetrik-Gjinekologjisë. Ndërkohë do të restaurohen dhe sallat e reaminacionit të ansamblit të këtij spitali rajonal. “Po me këtë fond është llogaritur që të resturohen dhe sallat e