Kodi Zgjedhor nuk ka shmangur politizimin e administrimit të zgjedhjeve

03/03/2005 Raporterët e Këshillit të Evropës tërheqin vëmendjen për reformat e ndërmarra
Raporterët e Këshillit të Evropës kanë shprehur shqetësimin e tyre për politizimin e Kodit Zgjedhor në Shqipëri. Gjatë një takimi, të zhvilluar dje, me Kryeministrin e Shqipërisë dhe në takimin me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporterët janë njohur me përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë takim raporteri Jerzy Smoravinski është shprehur se "Këshilli i Evropës, besonte se Kodi i ri Zgjedhor do të zhvishte politikisht përfaqësuesit, që do të marin përsipër administrimin e zgjedhjeve. Emërimi i komisionerëve, dy orë përpara procesit zgjedhor, është problematik dhe duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje personelit administrativ që të shmangen problemet e shfaqura në zgjedhjet e kaluara". Të njëjtat shqetësime ka ndarë dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Sipas tij, "konsensusi politik mes dy partive nuk do të thotë se kemi një ligj të mirë zgjedhor. Kodi elektoral, me ndryshimet e bëra nga partitë politike, sjell probleme teknike, pasi komisionerët ngelen të varur politikisht dhe është e pamundur trajnimi i tyre në kohën e caktuar nga Kodi". Raporterët e Asamblesë Parlamentare të KE-së gjatë takimit me Kryeministrin Fatos Nano kanë diskutuar mbi reformat integruese të vendit tonë. Gjatë bisedimit, kreu i ekzekutivit shqiptar u ka siguruar raporterëve vullnetin që ka qeveria shqiptare për të realizuar zgjedhje të standardeve evropiane. Kjo, sipas Nanos, do të jetë në funksion për të ardhmen e Shqipërisë drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Nano tha se "jemi plotësisht të angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Si lider i maxhorancës, kam dhënë gjithmonë shembullin tim për njohjen e rezultatit të zgjedhjeve, sikurse edhe tani, dhe besoj se kjo është një gjë e rëndësishme edhe për faktorët e tjerë politikë". Bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi progresin e deritanishëm në përmbushjen e reformave integruese të vendit, progresin në fushën e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në qendër të bisedimeve kanë qenë dhe arritjet e bëra nga institucionet shqiptare në drejtim të përmirësimit dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet evropiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kuadër, Nano ka rikonfirmuar angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për plotësimin e të gjitha detyrimeve legjislative dhe administrative për të garantuar zbatimin me sukses të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit. Ndërsa delegacioni i reporterëve të KE-së rikonfirmoi vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë dhe institucionet shqiptare edhe në të ardhmen. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi angazhimet e marra nga Qeveria shqiptare në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, ku janë vlerësur hapat e bëra në krijimin e të gjitha hapësirave të nevojshme juridike dhe administrative në këtë drejtim.