E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vaksina, që shitet në Farmaci, s’bën efekt

03/03/2005  OBSH, po punon për vaksinën e re kundër virusit Carlifoni A 7

Ata që janë vaksinuar kundër gripit, të mos shpresojnë se janë të mbrojtur dhe ata që janë në pikëpyetje për të blerë vaksinën të mos e blejnë. “E keqja është se vaksina rezulton pothuajse e padobishme”, thotë drejtoresha e ISHP-së, Silva Bino. Sipas saj, vaksina e deritanishme, dhe që është konsumuar nga një kontigjent

i madh njerëzish për të forcuar rezistencën e organizmit përballë virusit, justifikohet të jetë e paefektshme, për shkak të mutacioneve që ka pësuar virusi. Megjithëse vaksinimi kundër gripit duhet bërë në periudhën shtator-tetor, përsëri ka njerëz që shkojnë në farmaci për të blerë vaksinën dhe farmacistët, megjithëse e dinë që s’është e efektshme për këtë lloj gripi, jua shesin. “Njerëzit nuk duhet të bëjnë vaksinën që shitet në farmaci. Ajo rezulton e paefektshme dhe ju bëjë thirrje farmacistëve që të mos abuzojnë me qytetarët”, thotë shefi i Urgjencës së Pediatrisë, Gugash Cerga. Gripi i ri, që qarkullon në vend, rrit gjasat për një numër më të madh të prekurish se vitet e kaluara. Kjo për faktin se ndryshimi i strukturës së virusit H3N2 rrit propabilitetin për më shumë persona, organizmi i të cilëve kishte fituar imunitet nga virusi i pranishëm 2 vjet me radhë. Specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë duke punuar ndërkohë për vaksinën antivirus, që pritet t’i rezistojë këtij gripi për dy vitet në vazhdim. E njëjta

situatë është dhe në Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Itali. Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, problem mbeten rastet problematike të paraportuara ende në ISHP. “Që të verifikojmë komplikacione të rënda të sëmundjes, spitali duhet t’i konsultojë ato në ISHP, ku dhe bëhen analizat përkatëse”, thotë Bino.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›