Italia, Lipi shpall listën: Jo Totit, Tonit e Legrotalie
Janë pjesë e listës De Rosi dhe Rosi, ndërsa lihen jashtë Toti, Toni e Legrotalje. Lipi e kishte bërë të ditur që dje se nuk do të kishte asnjë surprizë në listën prej 30 “axurrësh”, që është dorëzuar dje në FIGA për Botërorin Afrika e Jugut 2010, e kushtëzuar nga disa dëmtime të sekondave të fundit. Mungon zyrtarizimi, por lajmet e fundit duken të qarta. Mes të grumbulluarve të trajnerit nuk janë futbollistë të njohur si Toti, Kasano dhe Baloteli. As që bëhet fjalë për Amaurin apo Mikolinin, ky i fundit është i dëmtuar. Mbrojtësi i Juventusit mbetet jashtë në krahasim me listën e 29 lojtarëve, që Lipi kishte grumbulluar nga 3 deri më 5 mars për testimin në Borgeziana të Romës. Legrotalie ka qenë pjesë stabël e grupit të “axurrëve” gjatë epokës së dyfishtë të Lipit. Për t’i bërë vend De Rosit dhe Rosit, të pagrumbulluar një javë më parë, pasi ishin të impenjuar me skuadrat respektive (romanisti përgatitej të luante finalen e Kupës së Italisë dhe “spanjolli” për ndeshjen me Vijarrealin e tij), trajneri i Italisë duhej të largonte dikë. Dhe largimi është bërë në një tjetër repart në krahasim te të dy të thirrurit, ai ka hequr një nga mbrojtja. Ai ka preferuar freskinë atletike të më të rinjve Boketi dhe Bonuçi përpara eksperiencës së 33-vjeçarit mbrojtës qendre te bardhezinjtë.
#