Për Ibrahimoviç, para dhe Iakuintën
Juventus
Ibrahimoviç duket se nuk është vetëm një hipotezë për Juventusin. Suedezi nuk është më titullar te Barcelona. Aq sa Guardiola e lë në pankinë në momentin kur dueli me Realin e Madridit është në kulmin e tij. Një tentativë e fundit për të rikthyer Ibrën te bardhezinjtë duket se është shkëmbimi mes Vinçenco Iaquintës dhe vetë suedezit. Kompensim do të jenë edhe shumë miliona euro për Barcelonën. Menaxheri i sulmuesit bardhezi, Andrea D’Amiko, hap një shteg, por jo plotësisht portën. “Nuk jam takuar akoma me drejtuesit e Juventusit, por në futboll gjithçka është e mundur. Zgjedhjet varen edhe nga alternativat e merkatos që do të kemi. Sigurisht që Barcelona është një destinacion interesant”.
#