E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, Del Boske thërret Torres dhe Matan

Fernando Torres dhe Juan Mata u përfshinë në listën e të grumbulluarve nga trajneri i Spanjës, Visente del Boske, për Kampionatin Europian që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë. Vendimi i teknikut erdhi pas finales së Champions-it, që u luajt të shtunën e kaluar ndërmjet Çelsit dhe Bajernit, ku pjesë e triumfit të bluve të Londrës ishin edhe dy futbollistët nga Spanja. Torres dhe Mata do të pushojnë deri të premten, për tiu bashkuar më pas pjesës tjetër të ekipit, më 25 maj, ditë kur është parashikuar shpërngulja e skuadrës në Zvicër. Më 30 maj, në kryeqytetin e Zvicrës është parashikuar të zhvillohet miqësorja e dytë me Korenë e Jugut, ndërsa më 31 maj Kombëtarja spanjolle do të kthehet në Madrid. Më 3 qershor kampionët në fuqi të botës dhe të Evropës do zhvillojnë miqësoren e radhës kundër Kinës në Sevilje, që do të jetë prova e fundit para Europianit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›