E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gega nxehje në Austri për sfidat zyrtare

Skuadra kombëtare e U-21 është nisur dje për në Austri, ku do të zhvillojë brenda katër ditësh dy ndeshje miqësore. Më datën 22 maj, pra sot, djemtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega do të luajnë me moshatarët nga Ukraina, ndërsa më 25 maj ndaj përfaqësueses së Maqedonisë. Të dyja këto takime miqësore do ti shërbejnë stafit teknik për të përgatitur ekipin përpara dy ndeshjeve të vështira zyrtare, në Rusi dhe Portugali. Pritet që trajneri Gega të aktivizojë thuajse të gjithë lojtarët në këto ndeshje, por sipas informacioneve sot nga minuta e parë tekniku mund të luajë me Frashërin në portë, Ditën, Sallajn, Premçin dhe Matoshin në linjën e mbrojtjes, Delian, Bajraktarin, Gashin dhe Delliasin në mesfushë dhe Albi Dosti i Teutës do jetë në shërbim të sulmuesit të Bekim Bala, i cili do jetë edhe pyka e sulmit kuqezi. Ndërkohë, nga lista e të grumbulluarve bie në sy rikthimi në skuadër i talentit të Barit, Fatmir Hysenbelliu, si dhe grumbullimi i sulmuesit të ri të Vllaznisë, Sindri Guri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›