E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho vazhdon me Realin

Trajneri Portugez, Jose Mourinho, i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet rreth të ardhmes së tij me Real Madridin, pasi ka nënshkruar një kontratë të re që e mban atë në klub deri në vitin 2016. K

ëtë e ka bërë të ditur klubi përmes faqes zyrtare ku shkruhej: “Real Madrid C.F dhe Jose Mourinho kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës deri me 30 qershor të 2016”. Kontrata e mëparshme e trajnerit kontrovers përfundonte në vitin 2014, por tani Mourinho e ka vazhduar atë deri në vitin 2016.

Mourinho iu bashkua Real Madridit në vitin 2010 nga Interi, dhe në vitin e parë me Los Blancos fitoi Copa del Rey.

Ish trajneri i Portos dhe Chelseat këtë edicion ja sjelli Real Madridit titullin e La Ligës të parin pas vitit 2007-08, me një shifër rekorde prej 100 pikësh në 38 ndeshje.

Mourinho është trajneri i parë në histori që ka fituar titullin e ligës në katër kampionate të ndryshëm në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›