E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria fiton me Katarin, por nuk e shikon askush

Shqipëri-Katar  2-1

Shënues: Bakaj 46, Bogdani 50(11-m) / Yusef Ahmed 53
Shqipëria:
 Shehi, Dallku, Cana, Mavraj, Veliu, Vila, Bulku, S.Lilaj, Bakaj, Cani, Bogdani. (u aktivizuan Hyka, Zeqiri, Sadiku, Agolli, Lila).Trajner: De Biazi
Katari: Quintana, Amaral C.Junior, Aëuley Quaye, Abdullhamed Burhan, Lamy K.Mohd, Abdulla A.Al Ghanim, Ibrahim Al-Kfanham, Abdulla Siddiq, Ali Am Alhmad, Ahmed M.Ali, Ali Rahmati. Trajner: Paulo Autuori

Shqipëria nën drejtimin e trajnerit italian Xhani De Biazi ka arritur fitoren e parë ku në Spanjë kuqezinjtë kanë fituar 2-1 miqësoren me Katarin. Pas humbjes 2-1 në miqësoren e 29 shkurtit me Gjeorgjinë vjen fitorja e parë për trajnerin De Biazi, ku në këtë takim italiani e kishte disi më të plotë grupin. Takimi u zhvillua në stadiumin e Rajo Vajekanos, por gjithçka u zhvillua nën një terr të plotë informativ. Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur të hënën në Himarë. Gjithashtu kuqezinjtë mbajtën shirit të zi në fanellë. Në këtë takim debutoi mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe trajneri De Biazi preferoi që ta nisë ndeshjen me dy sulmues shtatlartë, Bogdani-Çani. Në pjesën e parë kuqezinjtë ishin më superiorë, por pjesa e parë përfundoi 0-0, ku në minutën e 35-të Dallku merr kartonin e verdhë. Pjesa e dytë është e vrullshme, pasi që në minutën e parë Shqipëria gjen golin me Elis Bakajn. I pari ky për Bakajn me kombëtaren, pas 24 ndeshjesh me kuqezinjtë. Në minutën e 50-të Bulku pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti. Nga pika e bardhë gjuan Bogdani dhe shënon, 2-0 për Shqipërinë. Në minutën e 53-të Katari shkurton diferencën me Ahmed Mali,2-1. Pas këtij goli trajneri De Biazi bëri disa zëvendësime. Në minutat e fundit kuqezinjtë patën dy mundësi shënimi me Agollin e Canën, por rezultat. Trajneri De Biazi në fund të ndeshjes ka mbetur i kënaqur me rezultatin, por ka qenë disi i shqetësuar nga rastet e shumta për shënim që u shpërdoruan nga kuqezinjtë. Taktikisht për De Biazin Shqipëria ka qenë mirë, por nuk duhet të shpërdorohen kaq shumë raste. Me 27 maj Shqipëria do të ketë një tjetër miqësore ku në Stamboll do të jetë përballë Iranit.

 

 

Shqipëri U21 Ukrainë U21 0-3

Shpresa është mundur 3-0 nga Ukraina në një miqësore të zhvilluar në Austri.

Femra / SHQIPËRI MAQEDONI 2-0

Kombëtarja e femrave e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ka fituar 2-0 miqësoren me Maqedoninë, takim i zhvilluar në Pogradec. Kjo është fitorja e tretë për kombëtaren e femrave, ku pak ditë më parë mundi dy herë Malin e Zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›