E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia barazon në Athinë

Përfaqësuesja e Italisë ka barazuar në takimin miqësor të mërkurës mbrëma që u zhvillua në Athinë, të cilin e zhvilloi si mysafir kundër Greqisë me rezultat 1-1. Të parët në avantazh kaluan vendasit në minutën e 50-të me anë të Fanis Gekas, i cili kishte vetëm pesë minuta që ishte inkuadruar në lojë. Vetëm pas katër minutash arritën që me anë të sulmuesit të Bayern Munichut, Luca Toni, të barazonin shifrat në 1-1.Me këtë barazim, trajneri i Italisë Marcelo Lippi e ka thyer rekordin e trajnerit legjendar Vittorio Pozzo, pasi që ka zhvilluar 30 ndeshje në stolin e Azzurëve pa pësuar humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›