E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria heq dore nga ndertimi i centralit atomik

Bullgaria ka braktisur planet për të ndërtuar një stacion të ri bërthamor në Belene, në afërsi të kufirit rumun. Zëvendës ministër i financave Vlladisllav Goranov, tha se Sofja ka vendosur të pezulloj kontratën me firmën ruse t për ndërtimin e centralit të ri atomik në lumin Danub me kapacitet 2000 megavat. Mediat bullgare kanë raportuar se kryeministri, Bojko Borisov, ka biseduar për fatin e këtij centrali atomik me kryeministrin rus, Vladimir Putin. Qeveria e qendrës së djathtë e Borisovit e ka shtyrë vendimin final për këtë central për shkak të çmimit dhe për shkak të dështimit për të gjetur ndonjë investues perëndimor. Mendohet se Bullgaria i ka shpenzuar 935 milionë dollarë në këtë projekt. Ndërtimi i centralit atomik është kundërshtuar mjaft dhe nga ambjentalistët. Bullgaria dhe Rusia për një kohë të gjatë kanë pasur një mosmarrëveshje mbi rritjen e kostove dhe e ardhmja e projektit u vu në dyshim kur kompania gjermane u largua në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›