Patozi Edhe pa hetim Rama pergjegjes i vrasjeve
Kryetari i grupit kuvendor te PD-se Astrit Patozi shprehu dje bindjen se i vetmi pergjegjes per ate cka ndodhi diten e premte ne demonstraten e opozites eshte kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Edi Rama - tha Patozi ne nje konference per shtyp - eshte pergjegjes per vdekjen e tre demonstruesve nje fakt ky qe sipas Patozit eshte i qarte edhe pa hetimin e prokurorise. Rama eshte fajtor per vrasjet e djeshme - nenvizoi zoti Patozi.
Ai theksoi se Edi Rama tentoi pardje te permbyste me gjak e arme e me bomba Molotov shtetin duke paguar falanga te krimit per te prishur rendin e qetesine publike ne kryeqytet. Kreu i grupit kuvendor te PD-se shprehu nderkohe edhe ngushellimet me te sinqerta per familjaret e atyre qe humben jeten gjate demonstrates se djeshme e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama. Ajo nuk ishte shfaqja e stadit te nje vendi demokratik anetar te NATO-s. Dje Rama guxoi te luante me kartat e atyre qe sot nuk jane me - tha Patozi. Kryetari i grupit te PD-se nenvizoi Pertej asaj qe pame dje me ze e figure Edi Rama luajti dje me shpresen dhe jeten e qytetareve shqiptare.
Ne kete kontekst Patozi i kujtoi Rames se mazhoranca nuk do te lejoje qe nje grusht banditesh te dhunojne shtetin. Sot eshte dita per te bere bilanc te ftohte te asaj qe ndodhi dje dhe i bejme thirrje organit te akuzes te hetoje sa me shpejt e ne menyre te pavarur por ajo qe eshte e qarte edhe pa hetim - tha Patozi - eshte se pergjegjesia eshte e kryetarit te Partise Socialiste pasi ai shpalli dite me pare se cdo te ndodhte dhe pagoi falanga te krimit per te ngritur doren ndaj shtetit - deklaroi Patozi duke i garantuar qytetaret se askush nuk do te guxoje te dhunoje institucionet e vendit.