E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rama gjakosi Tiranen rekrutoi kriminelet

Kryetari i LSI-se Ilir Meta reagoi dje ndaj protestave te dhunshme duke deklaruar se partia e tij e kishte paralajmeruar nje gje te tille. Ne nje deklarate per mediat Meta beri pergjegjes kryetarin e PS-se Edi Rama se ka organizuar nje grusht shteti duke perdorur persona me precedente penale. PS organizoi persona me precedente penale. Edi Rama organizoi nje grusht shteti ndaj qeverise. Edi Rama beri thirrje per proteste te pakontrolluar. Kreu i PS-se qendroi per 4 ore ne prapaskene dhe doli para mediave vetem kur mori vesh se ka viktima. Doli per te thene se rrugecerit e tij u provokuan - deklaroi Meta. Sipas tij kane qene kriminelet e rekrutuar nga lideri i opozites ata qe provokuan te paret forcat e rendit dhe jo e kunderta. Kriminelet dhe te droguarit e Edi Rames sulmuan policet e vendit. Per ate qe ndodhi dje ne Tirane pergjegjes eshte vetem Edi Rama - pohoi Meta duke shtuar se askush nuk mund ta marre pushtetin me dhune.

Edi Rama eshte pergjegjes per ate qe ndodhi dje pardje ne Tirane - deklaroi Ilir Meta. Ai akuzoi direkt kryetarin e PS-se se rekrutoi kriminele per organizimin e aktit qe ai e quan grusht shteti. Nxori fytyren e vertete permes krimineleve qe goditen per ore te tera institucionet dhe forcat e rendit duke i kerkuar ketij bastardi qe nuk ka me asgje politike dhe e zevendesoi PS-ne me krimin e organizuar dhe me krimin ordiner i cili gjakosi dogji dje Tiranen qe te heqe dore njehere e mire nga shantazhet ndaj institucioneve te shtetit. Ta dije mire se nuk mund te marre pushtet me dhune as Edi Rama dhe askush tjeter ne Shqiperi aq me teper me falangat e krimit te organizuar dhe atij ordiner - tha kreu i LSI-se Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›