E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia "dhuron" në pranga të kërkuarin për trafik femrash

Ekstradohet një shqiptar i kërkuar për trafikimin e një femre, të cilën e ka shfrytëzuar për prostitucion dhe e ka torturuar për të ushtruar këtë "zanat". Ditën e djeshme, rreth orës 10.00, nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma e Italisë drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Besnik (alias Astrit) Bungajaj, i njohur edhe me mbiemrin Leka, 33 vjeç, lindur e banues në Pukë. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 18, datë 10 janë 2007, ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për shqiptarin e ekstraduar, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale të "shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese". Shtetasi Bungajaj, në bashkëpunim me Kujtim Buçpapën dhe Sabit Kajën, kanë shfrytëzuar si prostitutë në Shqipëri dhe në Itali shtetasen E. D. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, me datën 17 shtator 2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi, drejt vendit tonë i këtij personi. Për më shumë se një vit, ai është mbajtur në burgjet italiane për një tjetër vepër penale, ndërkohë që dje është sjellë në pranga, ku do të përgjigjet para drejtësisë shqiptare për akuzën e ngritur ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›