Italia e tronditur pas vdekjes se futbollistit 25-vjecar

Ambulancat tani mund të vijnë e të shkojnë sipas dëshirës. Natyrisht, ka edhe të sëmurë të tjerë që duan ndihmë, por për Piermario Morozinin tashmë gjithçka ka marrë fund. Italia është e tronditur nga jeta tjetër e humbur, një humbje në fushën e lojës, që bëhet edhe më e dhimbshme nga rrethanat, ndërsa ekziston mendimi se kjo jetë mund të ishte shpëtuar.
Lojtarët e Livornos shkojnë të përshëndeten për herë të mbrame me shokun e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë fjalë në gojë, ndërsa kalojnë momentet e hidhura thjesht duke qëndruar të grumbulluar në rrugë, pranë njëri-tjetrit. Kjo në Peskara.
Në Livorno, flamuri është ulur në gjysmështizë pranë stadiumit të futbollit, ndërsa një tifoz pa emër shprehet i pikëlluar se “ndihem keq, gjithçka është e tmerrshme, një tronditje”.
Një tjetër tifoz futbolli, flet që nga thellësia e anonimitetit të tij. “Është e admirueshme të shikosh një futbollist që jep gjithçka për fitoren e skuadrës, - thotë ai, - të gjithë lojtarët sakrifikojnë, por janë disa që sakrifikojnë deri në vdekje”.
Si në çdo ceremoni ngjyer me të zezë, edhe për Morozinin e shkretë lulet janë të shumta dhe ngushëlluese. Po ashtu, të shumtë janë njerëzit që ndajnë dhimbjen me njërit-tjetrin për ta pasur më të lehtë.
Një fanelë madhështore me emrin e tij është vendosur në portën e stadiumit të Livornos, ndërsa aty pranë fëmijët vizatojnë. Një duartrokitje e përcjell Piermauron në udhëtimin e tij të fundit. Rrugë të mbarë, “Moro”.