Roben: Champions, dhe largohem nga Bajerni

Çasti kur Roben ekzekuton goditjen e dënimit dhe topi preket me dorë nga Pepe. Gjyqtari vazhdon lojën edhe pse duhej të akordonte penallti. Kujtojmë se ishte minuta e 45-të e pjesës së parë, me rezultatin 2-1 për madrilenët.
Ylli holandez pritet të shkojë në Premier League për sezonin e ardhshëm.
Fitoj Ligën e Kampionëve duke ndëshkuar dy ish-ekipet
Bajerni i Mynihut ka shkruar historinë në Ligën e Kampioneve, duke qenë skuadra e parë e kualifikuar në finalen e organizuar në shtëpi.
Në ish-Kupën e Kampioneve e ka pasur shansin të bëhet pjesë e finales dhe ta fitojë atë vetëm Reali i Madridit, që në maj 1957 triumfuan në Bernabeu 2-0 kundër Fiorentinës. Si para dhe pas dy ndeshjeve me Realin e Madridit, holandezi Arjen Roben ka qenë protagonist i disa situatave. Pas konfliktit me Riberinë, prej të cilit u godit me grusht, Roben gjatë një interviste për SZ i ka hedhur benzinë zjarrit, duke i dalë kundër ligjeve dhe filozofisë së kajzerit bavarez, Franc Bekenbauer, i cili para pak ditësh kritikoi lojën e holandezit.
Nuk e di çmund të thotë Franc Bekenbauer. Besimi nuk varet nga një rast. E kam thënë që penalltinë mund ta humbas një herë në tri vite, por jo më shumë. Me mendimet e kajzerit Bekenbauer nuk pajtohem në çdo pikë,- u shpreh Roben, duke qenë kundër ish-numrit 1 të Bajernit. Mesfushori holandez, Arjen Roben, pritet të jetë lojtari i parë në historinë e Champions-it, që të mundë dy herë radhazi dy ish-ekipet e tij. Teksa eliminoi Realin, me të cilët ka luajtur përgjatë viteve 2007-2009, ai pret në finale përsëri ish-ekipin e tij në vitet 2004-2007, Çelsin. E nëse fiton edhe ndaj bluve të Londrës, holandezi pritet të jetë futbollisti i parë që mund dy ish-skuadrat e tij në gjysmëfinale dhe në finale të Champions-it. Do jetë historike për mua të mund radhazi dy ish-ekipet. Synimi im është të fitoj Champions-in me Bajernin dhe më pas të bëj llogaritë siç duhet për të ardhmen time,- nënvizoi Roben, duke lënë të nënkuptohet edhe largimin e tij. Ylli holandez pritet të largohet në fund të sezonit nga Bajerni. Fakti që ai nuk ka rënë dakord për kushtet e rinovimit me krerët e bavarezëve, ka shumë mundësi ta prishë kontratën për ndonjë ekip tjetër. Teksa refuzoi Juventusin, interesimi për të është shumë i madh në Britani. Interes të veçantë kanë shprehur dy klubet elitare të Anglisë, Çelsi dhe Arsenali. Këtë gjë bën të ditur e përditshmja gjermane Kicker. Përveç kushteve të kontratës, shkak tjetër që do çojë në largim është edhe konflikti me Riberinë dhe ardhja e Shaqirit në fund të sezonit. Politikat e brendshme të Bajernit stë tolerojnë dhe ai mund të ndëshkohet që po del kundër Bekenbauerit.