E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini nuk ndihet i rrezikuar

Roberto Mancini insiston se do të jetë në Manchester City sezonin e ardhshëm, edhe nëse Manchester United mbron titullin e kampionit në Premierligë këtë edicion. City mund të dalë në krye të renditjes nëse mposht Manchester Unitedin në Etihad të hënën.

12 muaj para skadimit të kontratës, përfundimi i sezonit duarthatë do të konsiderohej si dështim për Cityn që ka investuar shumë në vitin e fundit. Por, Mancini është optimist se do të jetë në krye të ekipit edhe vitin e ardhshëm.

“Kam edhe një vit në kontratën time, por nuk brengosem. Kryetari Khaldoon al Mubarak dhe pronari Sheikh Mansour janë njerëz serioz. Një fitore ose një humbje nuk do ti ndryshojnë gjërat. Ne kemi një projekt dhe do ta respektojmë atë”, tha Mancini për France Football.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›