Italia ekstradon të dënuarin për vrasje
Një i dënuar me 18 vjet
burg për vrasje është
ekstraduar nga Italia.
Bëhet fjalë për Agim Përpepajn,
i cili ishte i shpallur në
kërkim që në vitin 2002, por
vetëm dje është mundësuar
ekstradimi i tij. Burimet zyrtare
nga Policia e Shtetit bënë të
ditur se në orën 14:00 u bë
ndalimi i shtetasit në kërkim,
Agim Gjon Përpepaj, 41 vjeç,
lindur në Tropojë dhe banues
në Tiranë, me arsim të mesëm,
i pa dënuar. Ndalimi i tij u bë
pasi prokuroria ka nxjerrë urdhër
për ekzekutimin e vendimit
të Gjykatës së Tiranës, e
cila e ka dënuar me 18 vjet
burg për vrasje me dashje. Ky
vendim është dhënë që më 30
janar të vitit 2003, pasi akuzohej
për një vrasje të ndodhur
në vitin 2002.
burg për vrasje është
ekstraduar nga Italia.
Bëhet fjalë për Agim Përpepajn,
i cili ishte i shpallur në
kërkim që në vitin 2002, por
vetëm dje është mundësuar
ekstradimi i tij. Burimet zyrtare
nga Policia e Shtetit bënë të
ditur se në orën 14:00 u bë
ndalimi i shtetasit në kërkim,
Agim Gjon Përpepaj, 41 vjeç,
lindur në Tropojë dhe banues
në Tiranë, me arsim të mesëm,
i pa dënuar. Ndalimi i tij u bë
pasi prokuroria ka nxjerrë urdhër
për ekzekutimin e vendimit
të Gjykatës së Tiranës, e
cila e ka dënuar me 18 vjet
burg për vrasje me dashje. Ky
vendim është dhënë që më 30
janar të vitit 2003, pasi akuzohej
për një vrasje të ndodhur
në vitin 2002.