Obamat, hapi i parë i ndryshimit
Mbrëmjen e 4 nëntorit të vitit
të kaluar, ata ndodheshin
në një dhomë hoteli në
qendër të Çikagos. Përballë
kishin ekranin e madh të televizorit dhe
pranë dy vajzat e vogla që koteshin në
gjumë. "Ai", siç e thërrisnin njerëzit e afërt
dhe të largët, po ndiqte imazhet e veta
në ekran, siç kishte ndodhur shumë
shpesh gjatë 18 muajve të fundit. Barak
Obama ndodhej përballë vetes së reflektuar
në ekran, ndërsa e shoqja i hidhte
sytë sa nga origjinali pranë saj, e sa tek ai
që lëvizte në ekran. Por atë natë, për herë
të parë krahas emrit Barak Obama u vendos
edhe fjala Presidenti i ri i Shteteve të
Bashkuara. Me të ndodhur një gjë e tillë,
Mishel i tha të shoqit: "Uau, tani je Presidenti
i 44. Çfarë vendi i mrekullueshëm!".
Për disa çaste Obama vetë
nuk dinte ç‘të thoshte. Qëndronte i heshtur
e sigurisht shumë i mallëngjyer.
Atëherë ajo zgjati krahët dhe e rroku
bashkëshortin për ta uruar, por edhe për
t‘i përcjellë forcën e duhur për një detyrë
shumë, shumë të vështirë. Disa orë më
vonë ajo u gjend në një pedanë në
Parkun e Madh të qytetit para 1450 mijë
personave, që ishin mbledhur për t‘i uruar
familjes Obama fitoren historike. Në
qendër të skenës ndodhej një burrë, një
grua dhe dy vajza. Që të katërt ishin
epiqendra e entuziazmit jo vetëm në Çikago,
por në mbarë Shtetet e Bashkuara,
madje më gjerë. Ata u shndërruan në simbol
shumë më parë se Obama të fitonte
presidencën. Vetë familja e tij përfaqëson
një familje njerëzish të lumtur, që
veçanërisht në kohë të vështira di të falë
mjaft dashuri dhe njëherazi t‘i thotë
botës se "gjithçka është e mundur". Ata
janë të zinj dhe kjo është e rëndësishme
e ndoshta është një nga detyrat e tyre më
të vështira: t‘u tregojnë amerikanëve të
bardhë e atyre të zinj, njëherazi se një çift
afro-amerikan mund t‘ia dalë mbanë të
jetë në krye të vendit, duke qenë një çift
i mençur, plot energji, sharmant dhe që
rrezaton vlera. Ky çift, kjo grua me emrin
Mishel, duhet të ndryshojë një mentalitet
për gratë zezake në Amerikë, që
nuk është shumë i rremë, por që ka
ardhur koha të ndryshojë. Mishel, edhe
pse nuk është e zgjedhur, qëndron pranë
të shoqit në pozicionin e një
mbretëreshe. Ajo është një grua e zgjuar,
e pavarur dhe plot humor, me një trup të
bukur, që nuk mbart operacione plastike,
apo shenja anoreksie. Barak e Mishel
janë shfaqur si një çift të rriturish seriozë.
Ata duket se e respektojnë njëri-tjetrin
dhe nuk mundohen të krijojnë idenë e
çifteve presidenciale, se janë imazhi
fatlum i një çifti perfekt para publikut,
ndërkohë që kanë jetë personale të dyfishta.
Ata shfaqen si dy individë që e
respektojnë njëri-tjetrin, që e besojnë
dhe që së bashku, me gjithë këto vlera
kanë nisur një rrugëtim të vështirë, por
të mrekullueshëm për të ndryshuar Shtetet
e Bashkuara. Nëse kjo gjë do të
ndodhë, atëherë Amerika do të jetë një
vend ndryshe, pasi në radhë të parë do
të qeveriset nga njerëz që i mbajnë premtimet.
Do të jetë një vend që do të dijë ta
kalojë krizën ekonomike dhe do të përballet
suksesshëm me sfidat e ndryshimeve
klimatike dhe mbrojtjes së ambientit.
Në vizionin e Obamës, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës duhet të jenë po
aq energjike dhe fleksibël sa edhe Kina
dhe ai së bashku me ekipin e ri që po vjen
në Shtëpinë e Bardhë kanë ndërmend që
ta shndërrojnë vendin në një shoqëri
moderne. Ai do të bëjë betimin më 20 janar,
si Presidenti i vendit. Aseti i tij më i
madh dhe mbështetësja më e madhe
është bashkëshortja, Mishel Obama. Ajo
është njëherazi dhe natyrshëm një figurë
politike. Diti ta menaxhojë fushatën
zgjedhore të bashkëshortit së bashku me
strategun David Axelrod. Është shfaqur
në arena të ndryshme të politikës, duke
dhënë intervista apo mbajtur fjalime.
Sipas Obamës, Mishela është personi që
thotë fjalën e fundit në lidhje me shumë
çështje. Ata janë, pa dyshim, një çift modern
dhe si të tillë kanë debatuar shpesh
në lidhje me rolin e njërit, apo tjetrit në
detyrat familjare. Dhe si çdo çift tjetër i
kanë bërë vetes pyetje të tilla si: cili, apo
cila duhet ta bëjë këtë, ose atë detyrë?
Kush merr e kush jep? Kush duhet të ecë
përpara profesionalisht dhe kush duhet
të bëjë sakrificë për këtë ecje? Duke pasur
parasysh komplikimet e jetës në një
qytet të madh, cili prej tyre duhet të jetë
i shpejtë dhe fleksibël në jetën profesionale,
kompetent dhe krijues me fëmijët,
ndërkohë që mban dhe krijon miqësi të
reja? Kush ka aftësinë e të ndjerit i sigurt,
e njëherazi i lirë? Kur është ajo koha e artë
për të lexuar një libër? Po për të bërë seks?
Obamat kanë pasur shumë gjëra për të
menaxhuar njëherazi dhe ia kanë dalë
mbanë me sukses deri më tani duke mësuar,
por edhe duke qeshur me njëritjetrin.
E veçanta është se ata, pavarësisht
gjithë detyrimeve e jetës intensive,
kanë një pamje të çlodhur dhe duket
sikur të gjitha gjërat i bëjnë me lehtësinë
më të madhe. Kjo do të thotë që ne nuk
po shohim vetëm një yll të politikës të
ngjitet në skenën më të rëndësishme të
botës, por edhe një model të ri familjeje,
modelin e një partneriteti të dedikuar, e
njëherazi të lirë. Vetë Mishel shprehet se
nuk është aspak e frikësuar nga pesha e
asaj çka të tjerët presin prej saj. "Të jesh
një model nuk përbën aspak një rëndesë
e barrë për mua", ka deklaruar ajo së fundi
në një intervistë. Tek i sheh bashkë si
familje, por edhe vetëm si çift, beson se
marrëdhëniet mes një burri e gruaje
mund të jenë edhe të tilla, pra të shëndetshme
e të sinqerta. Barak nuk lë rast
pa e përmendur se sa shumë e vlerëson
bashkëshorten, gruan që i rri përkrah, ku
e cilëson "shkëmbi i jetës sime". Këtë nuk
e bën as për ta tallur dhe as për ta ulur. Ai
nuk është nga ata meshkuj të fuqishëm
që nuk e përmendin kurrë ndihmën e
madhe të bashkëshortes që i ndihmon
pas skene. Përkundrazi, Barak Obama e
thotë se çfarë është për të Mishel dhe ai e
lë veten të jetë e të shfaqet i dobët, pra
njerëzor, kur derdh lot për vdekjen e gjyshes,
duke e lejuar Mishelën të qëndrojë
e fortë përkrah tij. Obamat kanë të njëjtën
gjuhë trupore, që të jep përshtypjen se
janë një çift që mund të ndryshojë lehtësisht
pozicionin, pra me Mishelën që
merret me politikë, e Barakun që
kujdeset për fëmijët. Mishel Obama ka
aftësinë e kombinimit të të dyja roleve
dhe pavarësisht rolit të kufizuar deri më
tani, ajo ia ka dalë me sukses që të paraqitet
si një person që ka mundur stereotipat
e paraardhëseve të saj: "Unë jam e
para grua e llojit tim që njerëzit do të shohin
në Shtëpinë e Bardhë", ka deklaruar
dhe me të drejtë. Ajo është një grua komplekse
dhe njëherazi është duke vendosur
një model të ri, një shembull të ri
për të gjitha gratë e brezit që i përket, të
shtresës nga vjen. Ajo është një shembull
fitoreje e kapërcimit të vështirësive dhe
të një kombinimi të përkryer të karrierës,
partneritetit e familjes. Barak Obama u
shpreh së fundi se ai është i shqetësuar
për kushtet në të cilat ndodhen Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Objektivi i tij,
gjatë javëve të gjata të tranzicionit, ishte
që të bënte bashkë një ekip, i cili do të
funksionojë në Shtëpinë e Bardhë në
mënyrën sa më efikase të mundshme.
Sigurisht që ai e di se në lidhje me presidencën
e tij ka shumë entuziazëm e
shumë shpresa dhe se figura e tij është
glorifikuar e sentimentalizuar. Një figurë
me një rezonancë të tillë ka qenë shumë
rrallë pjesë e Shtëpisë së Bardhë më parë.
Duke e ditur një gjë të tillë, Obama ka
deklaruar se ai nuk do të bëjë mrekullira,
porse do t‘u ofrojë amerikanëve ndershmëri,
kompetencë dhe besim. Ai e di që
njerëzit presin një qeveri që të luftojë për
ta dhe jo të jetë kundra tyre. Ai e di gjithashtu
se bashkëshortja do të jetë njeriu
më i rëndësishëm që do t‘ia kujtojë herë
pas here këta objektiva. "Ajo është pasqyra
ime, më ul me këmbë në tokë dhe
kur ndonjëherë fluturoj më sjell në realitet".
Sipas Obamës, Mishel është edhe
personi që ka një sens më të lartë humori
dhe se e përdor atë shumë shpesh në situata
të ndryshme dhe veç kësaj, po sipas
Obamës, Mishel është personi që thotë
fjalën e fundit në një debat. Po cila është
kjo grua, nga vjen dhe çfarë kërkon, e mbi
të gjitha ku kërkon të shkojë kjo Zonjë e
Parë, që është e para me prejardhjen e
largët nga skllevërit? Le të ndërmarrim
një udhëtim në botën e kësaj gruaje.
Është e hënë në Çikago dhe Barak
Obama sapo ka premtuar që do të bëjë
bashkë një qeveri sa më transparente,
një qeveri që do të jetë e hapur ndaj pyetjeve
e kërkesave për sqarim, si dhe
pranimit të gabimeve. Si për ta vërtetuar
këtë, ai që kur është shpallur fitues i
zgjedhjeve presidenciale ka dhënë
shumë konferenca për shtyp, një ndryshim
ky mjaft i madh nga paraardhësi i
tij. Pas një konference të radhës për shtyp,
i duhet të shkojë në shtëpi. Jashtë e
pret makina që do ta çojë 10 kilometra
më tutje. Shtëpia ku ka banuar në Çikago
është një shtëpi dykatëshe, me tulla
të kuqe dhe me parvaze e grila të gjelbra.
Është shtëpia ku Mishel është rritur
së bashku me vëllain e saj në një
lagje të Çikagos, që konsiderohet si lagje
e varfër. I ati shkonte në qytet, në një
uzinë uji dhe fitonte vetëm 400 dollarë
në muaj. Babai është legjenda e familjes
së Robinson. Ai ishte i dashur, i drejtë
dhe i fortë. Vetëm përmes punës së mundimshme
arriti që të mbante familjen
dhe të rriste dy fëmijët e tij. Kurrë nuk i
dënoi ata dhe maksimumi që mund t‘u
thoshte ishte: "Më keni zhgënjyer". Pas
kësaj Mishel do të qante dhe do të
përpiqej që herës tjetër të ishte shumë
më e kujdesshme dhe e vëmendshme.
Sot Mishel përdor të njëjtën mënyrë me
fëmijët e saj, e madje po këtë mënyrë ka
përdorur edhe me stafin. Nëse gjërat nuk
shkojnë mirë, ajo me një zë të qetë u thotë
atyre që ka përballë: "Prisja më shumë
nga ju. Më zhgënjyet". Marian, mamaja,
i mësoi fëmijët që të lexonin para se të
shkonin në shkollë. Shkolla fillore ndodhej
shumë pranë shtëpisë dhe që në
fillim ajo u shqua për aftësi shumë të mira
dhe bëri pjesë në një program për fëmijët
me dhunti. Për Zonjën e Parë, edhe
pse e varfër, fëmijëria ishte e lumtur dhe
e qetë. Lagjja ishte plot me njerëz të
dashur dhe që kishin kujdes ndaj njëritjetrit.
Ndërkohë që mësonte, Mishel studionte
piano dhe balet. Por me t‘u rritur
fëmijët Robinsonë e kuptuan që lumturia
e tyre kishte kufij, sidomos kur
bëhet fjalë për njerëzit me ngjyrë. Sigurisht
që askujt nuk i shkonte ndër mend
që një ditë burri i vajzës së vogël të Robinsonëve
do të bëhej Presidenti i Shteteve
të Bashkuara. Më pas vjen edhe
trauma e parë dhe e rëndë e familjes,
babai pati një sëmundje që e goditi dhe
tashmë u takonte fëmijëve e gruas që të
merreshin e të kujdeseshin për të dashurin
e sëmurë dhe në karrige me rrota.
Vijon në numrin e ardhshëm