Pasaportat, prokurorët kundër gjyqtarëve
Qeveria "harron" prokurorët
e Shkallës së
Parë, duke mos i pajisur
me pasaporta shërbimi.
Pas vendimit të Këshillit
të Ministrave për pajisjen me pasaporta
shërbimi për 270 gjykatës të
Shkallës së Parë, janë "rebeluar"
prokurorët e Shkallës së Parë duke
kërkuar të njëjtin benefic. Sipas tyre,
statusi i tyre është i njëjtë me statusin
e gjyqtarëve të Shkallës së Parë
që kanë përfituar pasaporta shërbimi.
Ata kanë mendimin se nuk duhej
bërë asnjë ndarje nga qeveria për
pajisjen e tyre me pasaporta shërbimi.
Por duket se askush nuk është
kujtuar për ta, duke u ngelur "jetimë".
I vetmi reagim është realizuar dje nga
Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të
Shqipërisë. Kryetari i saj, Pelivan
Malaj, i kontaktuar nga gazeta "Shqip",
deklaroi se prokurorët e Shkallës
së Parë meritojnë të njëjta atribute si
gjyqtarët e Shkallës së Parë. Sipas tij,
prokurorët duheshin pajisur me
pasaporta shërbimi, pasi kanë procedime
penale të lidhura me veprime
në vendet fqinje dhe ato të
Evropës.
Bashkëpunimi
ndërkombëtar
Prokurorët kanë reaguar dje
ashpër, duke e quajtur vendimin
për pajisjen e gjyqtarëve me pasaporta
shërbimi si të njëanshëm. Ata
deklarojnë se pasaporta të tilla u
hyjnë më shumë në punë atyre se
sa gjyqtarëve. Këta të fundit deklarojnë
prokurorët nuk kanë asnjë
veprim për të kryer në vendet jashtë
Shqipërisë. Seancat gjyqësore
zhvillohen në Shqipëri, ku palë janë
prokurorët dhe avokatët. Ndërsa
prokurorët në dhjetëra raste kanë
veprime për të kryer jashtë Shqipërisë,
si dhe bashkëpunojnë me
homologë nga vendet e rajonit dhe
më gjerë në hetimin e organizatave
kriminale. Për të marrë një vizë,
prokurorëve u duhet të pajisin të
gjitha procedurat pranë ambasadave
dhe nuk kanë lehtësi. Ata depozitojnë
dokumentet dhe në bazën
e tyre marrin vizën. Por viza
mund edhe t‘u refuzohet nëse nuk
dorëzojnë në kohë vizat. Në këtë
mënyrë ata "humbasin" veprimet
që kishin planifikuar për të kryer në
një vend fqinj. Skenari i lartpërmendur
ka ndodhur disa raste në ambasadat
e huaja të akredituara në
Tiranë. Por në disa raste ka
ndodhur që viza u është refuzuar
pa asnjë shkak. Ndërkohë e vetmja
zgjidhje për ta ishte pajisja me
pasaporta shërbimi.
Gjyqtarët
Xhaketat e zeza kanë përfituar dy
ditë më parë pasaporta shërbimi.
Ministria e Drejtësisë tha se do të
pajisen për herë të parë me pasaportë
shërbimi 270 gjyqtarët e
Gjykatave të Shkallës së Parë, në të
cilët përfshihen gjyqtarët e Gjykatave
të Rretheve Gjyqësore dhe
gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së
Parë për Krimet e Rënda. "Që prej
vitit 2000, me pasaporta shërbimi
janë pajisur gjyqtarët e Gjykatave të
Apelit, ndërsa gjyqtarët e Shkallës së
Parë ende nuk e gëzonin këtë privilegj.
Pajisja e gjyqtarëve me pasaportë
shërbimi sjell lehtësimin e procedurës
dhe shkurtimin e kohës së
pajisjes me viza për gjyqtarët e Shkallës
së Parë. Ky hap jo vetëm që do
të përmirësojë statusin e gjyqtarëve,
por do të ndikojë pozitivisht edhe në
realizimin në kohë dhe me profesionalizëm
të detyrave të tyre, duke
ndikuar edhe në përmirësimin e
imazhit të sistemit gjyqësor", tha
ministrja e Drejtësisë.
e Shkallës së
Parë, duke mos i pajisur
me pasaporta shërbimi.
Pas vendimit të Këshillit
të Ministrave për pajisjen me pasaporta
shërbimi për 270 gjykatës të
Shkallës së Parë, janë "rebeluar"
prokurorët e Shkallës së Parë duke
kërkuar të njëjtin benefic. Sipas tyre,
statusi i tyre është i njëjtë me statusin
e gjyqtarëve të Shkallës së Parë
që kanë përfituar pasaporta shërbimi.
Ata kanë mendimin se nuk duhej
bërë asnjë ndarje nga qeveria për
pajisjen e tyre me pasaporta shërbimi.
Por duket se askush nuk është
kujtuar për ta, duke u ngelur "jetimë".
I vetmi reagim është realizuar dje nga
Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të
Shqipërisë. Kryetari i saj, Pelivan
Malaj, i kontaktuar nga gazeta "Shqip",
deklaroi se prokurorët e Shkallës
së Parë meritojnë të njëjta atribute si
gjyqtarët e Shkallës së Parë. Sipas tij,
prokurorët duheshin pajisur me
pasaporta shërbimi, pasi kanë procedime
penale të lidhura me veprime
në vendet fqinje dhe ato të
Evropës.
Bashkëpunimi
ndërkombëtar
Prokurorët kanë reaguar dje
ashpër, duke e quajtur vendimin
për pajisjen e gjyqtarëve me pasaporta
shërbimi si të njëanshëm. Ata
deklarojnë se pasaporta të tilla u
hyjnë më shumë në punë atyre se
sa gjyqtarëve. Këta të fundit deklarojnë
prokurorët nuk kanë asnjë
veprim për të kryer në vendet jashtë
Shqipërisë. Seancat gjyqësore
zhvillohen në Shqipëri, ku palë janë
prokurorët dhe avokatët. Ndërsa
prokurorët në dhjetëra raste kanë
veprime për të kryer jashtë Shqipërisë,
si dhe bashkëpunojnë me
homologë nga vendet e rajonit dhe
më gjerë në hetimin e organizatave
kriminale. Për të marrë një vizë,
prokurorëve u duhet të pajisin të
gjitha procedurat pranë ambasadave
dhe nuk kanë lehtësi. Ata depozitojnë
dokumentet dhe në bazën
e tyre marrin vizën. Por viza
mund edhe t‘u refuzohet nëse nuk
dorëzojnë në kohë vizat. Në këtë
mënyrë ata "humbasin" veprimet
që kishin planifikuar për të kryer në
një vend fqinj. Skenari i lartpërmendur
ka ndodhur disa raste në ambasadat
e huaja të akredituara në
Tiranë. Por në disa raste ka
ndodhur që viza u është refuzuar
pa asnjë shkak. Ndërkohë e vetmja
zgjidhje për ta ishte pajisja me
pasaporta shërbimi.
Gjyqtarët
Xhaketat e zeza kanë përfituar dy
ditë më parë pasaporta shërbimi.
Ministria e Drejtësisë tha se do të
pajisen për herë të parë me pasaportë
shërbimi 270 gjyqtarët e
Gjykatave të Shkallës së Parë, në të
cilët përfshihen gjyqtarët e Gjykatave
të Rretheve Gjyqësore dhe
gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së
Parë për Krimet e Rënda. "Që prej
vitit 2000, me pasaporta shërbimi
janë pajisur gjyqtarët e Gjykatave të
Apelit, ndërsa gjyqtarët e Shkallës së
Parë ende nuk e gëzonin këtë privilegj.
Pajisja e gjyqtarëve me pasaportë
shërbimi sjell lehtësimin e procedurës
dhe shkurtimin e kohës së
pajisjes me viza për gjyqtarët e Shkallës
së Parë. Ky hap jo vetëm që do
të përmirësojë statusin e gjyqtarëve,
por do të ndikojë pozitivisht edhe në
realizimin në kohë dhe me profesionalizëm
të detyrave të tyre, duke
ndikuar edhe në përmirësimin e
imazhit të sistemit gjyqësor", tha
ministrja e Drejtësisë.