RENEA, shteti bashkon "të fortët" në Yzberisht
Një qendër e madhe po
përgatitet për forcat
speciale, ku do të dislokohen
mbi 200 forca,
duke përfshirë katër repartet më të
përgatitura për situata të jashtëzakonshme
të policisë. Kjo qendër, që
sipas projektit do të jetë një ndër më
të mëdhatë në Evropë, mendohet
të vihet në dispozicion në muajin
mars, ndërkohë që ende ka mbetur
peng i disa procedurave. Reparti
RENEA, reparti i Helikopterëve,
njësia e Antieksplozivit dhe ajo e
Negocimit, mendohet të dislokohen
në këtë qendër të projektuar
nga specialistët e policisë në Yzberisht,
duke i dhënë fund odisesë për
vendqëndrimet e tyre.
Projekti
Prej vitesh është folur që këto
reparte të rëndësishme të kenë një
qendër bashkëkohore, por sivjet
duket se ajo do të bëhet realitet për
ata që quhen elitë e policisë. Rreth
dy vite më parë, reparti special RENEA
u detyrua që të lirojë vendin,
ku ishte dislokuar prej vitesh, pasi
filloi ndërtimi i "Pallatit të Drejtësisë",
ku u vendosën një sërë organesh
penale. Specialët u dërguan
në një tjetër qendër, e cila
paraqiste shumë probleme për ta.
Gjithashtu, edhe reparti i Helikopterëve
ka një vendqëndrim jo të
përshtatshëm, për shkak të problemeve
që sjell te banorët. Në këto
kushte, duke përfshirë edhe dy
reparte të tjera, është menduar që
të organizohet një tjetër qendër.
Kështu zgjidhja është gjetur në
repartin e Yzberishtit. Aty është
planifikuar të ndërtohet kjo
qendër në një hapësirë prej 17
hektarësh, ku përfshihen që nga
zyrat e komandës, qendra e trajnimeve
dhe shumë objekte të tjera,
duke mos lënë mënjanë edhe poligonet
e qitjes. Megjithatë, ky investim
kërkon shumë para. Sipas
të dhënave nga policia, kjo është
menduar që të realizohet nëpërmjet
buxhetit të policisë, i ndihmuar
edhe nga donacionet e asistencës
së huaj pranë policisë shqiptare.
Reparti RENEA
Nga të dhënat e projektit vihet
në dukje se pjesa dërmuese e kësaj
qendre do të jetë në dispozicion të
repartit RENEA. Komanda e këtij
reparti mendohet të instalohet
tek ish-ndërtesa që është përdorur
për muze, e cila aktualisht
ka nevojë për rikonstruksion.
Rindërtimi i këtij objekti del si domosdoshmëri,
sepse ambientet
ekzistuese janë tejet të amortizuara
dhe të pamjaftueshme në
hapësirë. Gjithashtu, në projekt
është përllogaritur gjithçka, që
nga zyrat për njësitë taktike-operacionale,
fjetoret, ku ndodhet
aktualisht hoteleria, e deri te
kuzhina dhe magazinat për veshmbathje
apo depot e armatimit.
Në projekt nuk janë "harruar"
ambientet e hapura, që sipas specialistëve
do të përdoren si fushë
futbolli, minifutbolli, e për sporte
të tjera. Projekti parashikon edhe
pishinë të hapur dhe të mbyllur,
terren për kalim pengesash, si dhe
shtëpi prej gome, e cila përdoret
për stërvitjen e forcave speciale.
Reparti i Helikopterëve
Veç ambienteve të njëjta me
repartin RENEA, në projekt janë
parashikuar edhe ambiente të
tjera për arsye të domosdoshme
për repartin e Helikopterëve. Sipas
specialistëve, fillimisht duhet
një hangar për gjashtë helikopterë.
Një tjetër zyrë e veçantë për
këtë njësi, e parashikuar në projekt,
është laboratori për karikimin
e baterive të helikopterëve, pa
lënë mënjanë, sheshe për uljen e
tyre, kulla fluturimi, ofiçina etj.
Gjithashtu, është vënë në dukje se
helikopterët që janë në përdorim
nuk mund të rrinë në ambientet
jashtë, pasi ata dalin jashtë përdorimit
dhe pësojnë dëmtime serioze,
që kushtojnë shuma të
mëdha parash.
Antieksplozivi dhe
Negocimi
Sa i përket njësisë së Antieksplozivit
dhe njësisë së Negocimit,
të lartpërmendura, nuk kanë
pasur shumë kërkesa për ambiente
të veçanta, veç dhomës për
provat eksplozive dhe për qentë
antieksplozivë. Ndërsa pjesa tjetër
e projektit parashikon vetëm zyra
pune dhe magazina për to.
Nevojat për rikonstruksion
• Rrjeti elektrik. Për çdo objekt i shpërndarë
në të gjithë territorin
• Rrjeti i furnizimit me ujë për 24 orë. Të
parashikohet hapja e një pusi, i cili do
të eliminonte çdo problem të furnizimit
me ujë
• Rrjeti i furnizimit me gaz për ngrohje
dhe gatim
• Sistem i kanalizimeve për ujërat e
bardha dhe të zeza
• Mur rrethues në të gjithë gjatësinë e tij
• Vende për vendosjen e depozitave të
ujit, të gazit për të gjitha objektet
• Sistemim dhe asfaltim të territorit
• Kashunë për nëntë qen
• Për të siguruar repartin të miratohen
gjashtë vendroje, me kabina të përshtatshme
dhe të kompletuara me telefon
• Të bëhet një dhomë e veçantë për armaturën,
për mbledhje dhe një dhomë
e veçantë për pushim në kohë gatishmërie
• Të bëhet rrethimi i repartit me zgara
hekuri mbi mure, ku të vendosen instalimet
telefonike, elektrike, si dhe për
kamerat
• Të bëhet ndriçimi i plotë gjatë gjithë
rrethimit me prozhektorë
• Porta kryesore e hyrjes të bëhet me
shinë elektrike
• Zyra e informacionit të bëhet sa më
afër hyrjes kryesore, e cila do të jetë
dhomë•paradhomë, ku do të vendosen
të gjitha mjetet që i përkasin zyrës
së informacionit
• Armatura e trupës speciale të bëhet
ngjitur me zyrën e informacionit, ku të
jenë të ndara dhoma e emergjencës
dhe grupi i zhytjes
• Rrethimi i repartit të jetë i pajisur me
sistem alarmi
• Zyra e informacionit të jetë e pajisur
me instalimet e nevojshme telefonike
për kamera, TV, internet dhe monitorë
• Zyra e informacionit të jetë jo më e vogël
se 20 metër katrorë dhe të jetë e pajisur
me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje
• Një zyrë pune për shefin e seksionit të
gatishmërisë dhe informacionit
• Në të gjitha rastet e rikonstruksioneve
të godinave ekzistuese apo ndërtimin
e objekteve të reja duhen bërë të gjitha
instalimet e reja brenda murit, ku përfshihen
ato elektrike, telefonike, TV, internet
• Shefi i seksionit të Teknologjisë së Informacionit
të ketë një zyrë normale
pune
• Është e nevojshme gjithashtu një
dhomë 3,5 x 3,5 metra, e përdorshme
si magazinë për mjetet e materialet e
ndërlidhjes
• Fondi për lidhjen e kontratave të reja
telefonike për transfertë është i mjaftueshëm
RENEA, amortizohen ambientet aktuale
Reparti RENEA ka pasur gjithnjë
probleme me vendqëndrimin për
shkak edhe të nevojave të veçanta
për vetë aktivitetin që ushtron. Ky repart
vuan edhe nga mungesa e ambientit në
dispozicion, si dhe amortizimit dhe hapësirave
të munguara. Specialistët tregojnë
se aty nuk ka pasur investime, sipas
logjikës se do të ndryshojnë vendqëndrim
nga momenti në moment. Por, prej dy
vjetësh, kanë mbetur aty dhe tashmë
pritet përgjigjja përfundimtare. Burimet
nga specialet tregojnë se projekti ka kaluar
tashmë në të gjitha hallkat dhe pritet
vendimi i Presidentit për miratimin e tij
dhe kalimin e këtyre forcave speciale në
qendrën e re. Megjithatë, ata shprehen
pesimistë nëse do të bëhet kalimi edhe
për faktin nëse do të bëhen investime,
pasi objekti i zgjedhur ka nevojë të domosdoshme
për rikonstruksion. Një tjetër
problem mbetet edhe instalimi i tre reparteve
të tjera, siç janë ata të Antieksplozivit,
Helikopterët dhe Negocimit. Veprimtaria
e tyre lidhet ngushtë me njëri-tjetrin,
kështu që është e nevojshme që ata të
jenë në të njëjtën qendër dhe me infrastrukturën
e duhur.
Helikopterët, rrezik dhe për banorët
Prej vitesh, reparti i Helikopterëve ka
qenë një problem, jo vetëm për
kushtet e këqija të vetë njësisë, por
edhe për rrezikun që u kanoset banorëve
në këtë zonë. Prania e kësaj njësie në zonë,
shpeshherë ka sjellë edhe reagimin e banorëve,
të cilët kanë protestuar për heqjen e
tyre. Ata kanë vënë në dukje rrezikun që u
kanoset çdo ditë, ndërkohë që nuk mbetet
më pak problem edhe zhurma që shkaktohet
prej tyre. Por me ikjen e këtij reparti,
edhe këto probleme pritet të mbyllen. Fatmirësisht
ky repart, deri më sot, nuk ka
pasur ndonjë problem të rëndë me pasoja
për atë vetë dhe sidomos për komunitetin.
Edhe nga ana profesionale, specialistët e
repartit të Helikopterëve tregojnë, se
vendqëndrimi aktual i tyre sjell probleme.
përgatitet për forcat
speciale, ku do të dislokohen
mbi 200 forca,
duke përfshirë katër repartet më të
përgatitura për situata të jashtëzakonshme
të policisë. Kjo qendër, që
sipas projektit do të jetë një ndër më
të mëdhatë në Evropë, mendohet
të vihet në dispozicion në muajin
mars, ndërkohë që ende ka mbetur
peng i disa procedurave. Reparti
RENEA, reparti i Helikopterëve,
njësia e Antieksplozivit dhe ajo e
Negocimit, mendohet të dislokohen
në këtë qendër të projektuar
nga specialistët e policisë në Yzberisht,
duke i dhënë fund odisesë për
vendqëndrimet e tyre.
Projekti
Prej vitesh është folur që këto
reparte të rëndësishme të kenë një
qendër bashkëkohore, por sivjet
duket se ajo do të bëhet realitet për
ata që quhen elitë e policisë. Rreth
dy vite më parë, reparti special RENEA
u detyrua që të lirojë vendin,
ku ishte dislokuar prej vitesh, pasi
filloi ndërtimi i "Pallatit të Drejtësisë",
ku u vendosën një sërë organesh
penale. Specialët u dërguan
në një tjetër qendër, e cila
paraqiste shumë probleme për ta.
Gjithashtu, edhe reparti i Helikopterëve
ka një vendqëndrim jo të
përshtatshëm, për shkak të problemeve
që sjell te banorët. Në këto
kushte, duke përfshirë edhe dy
reparte të tjera, është menduar që
të organizohet një tjetër qendër.
Kështu zgjidhja është gjetur në
repartin e Yzberishtit. Aty është
planifikuar të ndërtohet kjo
qendër në një hapësirë prej 17
hektarësh, ku përfshihen që nga
zyrat e komandës, qendra e trajnimeve
dhe shumë objekte të tjera,
duke mos lënë mënjanë edhe poligonet
e qitjes. Megjithatë, ky investim
kërkon shumë para. Sipas
të dhënave nga policia, kjo është
menduar që të realizohet nëpërmjet
buxhetit të policisë, i ndihmuar
edhe nga donacionet e asistencës
së huaj pranë policisë shqiptare.
Reparti RENEA
Nga të dhënat e projektit vihet
në dukje se pjesa dërmuese e kësaj
qendre do të jetë në dispozicion të
repartit RENEA. Komanda e këtij
reparti mendohet të instalohet
tek ish-ndërtesa që është përdorur
për muze, e cila aktualisht
ka nevojë për rikonstruksion.
Rindërtimi i këtij objekti del si domosdoshmëri,
sepse ambientet
ekzistuese janë tejet të amortizuara
dhe të pamjaftueshme në
hapësirë. Gjithashtu, në projekt
është përllogaritur gjithçka, që
nga zyrat për njësitë taktike-operacionale,
fjetoret, ku ndodhet
aktualisht hoteleria, e deri te
kuzhina dhe magazinat për veshmbathje
apo depot e armatimit.
Në projekt nuk janë "harruar"
ambientet e hapura, që sipas specialistëve
do të përdoren si fushë
futbolli, minifutbolli, e për sporte
të tjera. Projekti parashikon edhe
pishinë të hapur dhe të mbyllur,
terren për kalim pengesash, si dhe
shtëpi prej gome, e cila përdoret
për stërvitjen e forcave speciale.
Reparti i Helikopterëve
Veç ambienteve të njëjta me
repartin RENEA, në projekt janë
parashikuar edhe ambiente të
tjera për arsye të domosdoshme
për repartin e Helikopterëve. Sipas
specialistëve, fillimisht duhet
një hangar për gjashtë helikopterë.
Një tjetër zyrë e veçantë për
këtë njësi, e parashikuar në projekt,
është laboratori për karikimin
e baterive të helikopterëve, pa
lënë mënjanë, sheshe për uljen e
tyre, kulla fluturimi, ofiçina etj.
Gjithashtu, është vënë në dukje se
helikopterët që janë në përdorim
nuk mund të rrinë në ambientet
jashtë, pasi ata dalin jashtë përdorimit
dhe pësojnë dëmtime serioze,
që kushtojnë shuma të
mëdha parash.
Antieksplozivi dhe
Negocimi
Sa i përket njësisë së Antieksplozivit
dhe njësisë së Negocimit,
të lartpërmendura, nuk kanë
pasur shumë kërkesa për ambiente
të veçanta, veç dhomës për
provat eksplozive dhe për qentë
antieksplozivë. Ndërsa pjesa tjetër
e projektit parashikon vetëm zyra
pune dhe magazina për to.
Nevojat për rikonstruksion
• Rrjeti elektrik. Për çdo objekt i shpërndarë
në të gjithë territorin
• Rrjeti i furnizimit me ujë për 24 orë. Të
parashikohet hapja e një pusi, i cili do
të eliminonte çdo problem të furnizimit
me ujë
• Rrjeti i furnizimit me gaz për ngrohje
dhe gatim
• Sistem i kanalizimeve për ujërat e
bardha dhe të zeza
• Mur rrethues në të gjithë gjatësinë e tij
• Vende për vendosjen e depozitave të
ujit, të gazit për të gjitha objektet
• Sistemim dhe asfaltim të territorit
• Kashunë për nëntë qen
• Për të siguruar repartin të miratohen
gjashtë vendroje, me kabina të përshtatshme
dhe të kompletuara me telefon
• Të bëhet një dhomë e veçantë për armaturën,
për mbledhje dhe një dhomë
e veçantë për pushim në kohë gatishmërie
• Të bëhet rrethimi i repartit me zgara
hekuri mbi mure, ku të vendosen instalimet
telefonike, elektrike, si dhe për
kamerat
• Të bëhet ndriçimi i plotë gjatë gjithë
rrethimit me prozhektorë
• Porta kryesore e hyrjes të bëhet me
shinë elektrike
• Zyra e informacionit të bëhet sa më
afër hyrjes kryesore, e cila do të jetë
dhomë•paradhomë, ku do të vendosen
të gjitha mjetet që i përkasin zyrës
së informacionit
• Armatura e trupës speciale të bëhet
ngjitur me zyrën e informacionit, ku të
jenë të ndara dhoma e emergjencës
dhe grupi i zhytjes
• Rrethimi i repartit të jetë i pajisur me
sistem alarmi
• Zyra e informacionit të jetë e pajisur
me instalimet e nevojshme telefonike
për kamera, TV, internet dhe monitorë
• Zyra e informacionit të jetë jo më e vogël
se 20 metër katrorë dhe të jetë e pajisur
me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje
• Një zyrë pune për shefin e seksionit të
gatishmërisë dhe informacionit
• Në të gjitha rastet e rikonstruksioneve
të godinave ekzistuese apo ndërtimin
e objekteve të reja duhen bërë të gjitha
instalimet e reja brenda murit, ku përfshihen
ato elektrike, telefonike, TV, internet
• Shefi i seksionit të Teknologjisë së Informacionit
të ketë një zyrë normale
pune
• Është e nevojshme gjithashtu një
dhomë 3,5 x 3,5 metra, e përdorshme
si magazinë për mjetet e materialet e
ndërlidhjes
• Fondi për lidhjen e kontratave të reja
telefonike për transfertë është i mjaftueshëm
RENEA, amortizohen ambientet aktuale
Reparti RENEA ka pasur gjithnjë
probleme me vendqëndrimin për
shkak edhe të nevojave të veçanta
për vetë aktivitetin që ushtron. Ky repart
vuan edhe nga mungesa e ambientit në
dispozicion, si dhe amortizimit dhe hapësirave
të munguara. Specialistët tregojnë
se aty nuk ka pasur investime, sipas
logjikës se do të ndryshojnë vendqëndrim
nga momenti në moment. Por, prej dy
vjetësh, kanë mbetur aty dhe tashmë
pritet përgjigjja përfundimtare. Burimet
nga specialet tregojnë se projekti ka kaluar
tashmë në të gjitha hallkat dhe pritet
vendimi i Presidentit për miratimin e tij
dhe kalimin e këtyre forcave speciale në
qendrën e re. Megjithatë, ata shprehen
pesimistë nëse do të bëhet kalimi edhe
për faktin nëse do të bëhen investime,
pasi objekti i zgjedhur ka nevojë të domosdoshme
për rikonstruksion. Një tjetër
problem mbetet edhe instalimi i tre reparteve
të tjera, siç janë ata të Antieksplozivit,
Helikopterët dhe Negocimit. Veprimtaria
e tyre lidhet ngushtë me njëri-tjetrin,
kështu që është e nevojshme që ata të
jenë në të njëjtën qendër dhe me infrastrukturën
e duhur.
Helikopterët, rrezik dhe për banorët
Prej vitesh, reparti i Helikopterëve ka
qenë një problem, jo vetëm për
kushtet e këqija të vetë njësisë, por
edhe për rrezikun që u kanoset banorëve
në këtë zonë. Prania e kësaj njësie në zonë,
shpeshherë ka sjellë edhe reagimin e banorëve,
të cilët kanë protestuar për heqjen e
tyre. Ata kanë vënë në dukje rrezikun që u
kanoset çdo ditë, ndërkohë që nuk mbetet
më pak problem edhe zhurma që shkaktohet
prej tyre. Por me ikjen e këtij reparti,
edhe këto probleme pritet të mbyllen. Fatmirësisht
ky repart, deri më sot, nuk ka
pasur ndonjë problem të rëndë me pasoja
për atë vetë dhe sidomos për komunitetin.
Edhe nga ana profesionale, specialistët e
repartit të Helikopterëve tregojnë, se
vendqëndrimi aktual i tyre sjell probleme.