Shtyhet sërish gjyqi i Bandës së Durrësit
Shtyhet për të 54-ën herë në Gjykatën e Krimeve të Rënda
gjyqi në ngarkim të Bandës së Durrësit. Sërish shkak për
këtë shtyrje të gjyqit është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës,
ndërsa prokurorët kanë akuzuar avokatët se kjo është një
zvarritje e qëllimshme që i bëhet gjyqit. Nga 54 seancat në
ngarkim të Bandës së Durrësit mbi 70 për qind e tyre janë
shtyrë. Dhe pse gjykata ka vendosur zëvendësimin e avokatëve
mbrojtës me avokatë të emëruar prej saj, sërish edhe kjo
duket se nuk ka qenë një zgjidhje për problemin tashmë gangrenë
të gjykimit të çështjeve të cilat duket se mbeten peng i
avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës për bandën famëkeqe
është caktuar të zhvillohet më datë 22 janar. Banda dyshohet
si autore e një seri vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë,
nga viti 1998 e në vazhdim, si dhe trafikim lendësh narkotike.