Italia jep 110 muaj bursa për studentët shqiptarë
ZIRINA LLAMBRO
Italia ofron 110 muaj bursash për shtetasit shqiptarë. Këtë bëri me dije dje Ambasada e shtetit fqinj në Tiranë. Në një deklaratë për mediat është saktësuar edhe mënyra sesi studentët mund të aplikojnë për të përfituar. “Ministria e Punwve tw Jashtme italiane u ofron shtetasve shqiptare për vitin akademik 2009/2010 110 muaj bursash për t’u kryer pranë Institucioneve Shkencore italiane”, thuhet në deklaratë. Sipas saj, kohwzgjatja do të variojë në harqet kohore prej 3,6,9 ose 12 muajsh, si dhe kurse të gjuhës e kulturës italiane për mësuesit e gjuhës italiane me një kohëzgjatje prej 1, 2 ose 3 muajsh. Sektorët ku do të studiohet janë pwrkatësisht kërkime, kurse pasuniversitare (Doktoratura, Master, Specializime me përjashtim të disiplinave mjekësore), kurse të ndryshme (pranë Akademive, Konservatoreve, Shkollës Kombëtare të Kinematografisë). “Për shkak të disponibiletit ekonomik të kufizuar, mund të financohen vetëm bursa me datë fillimi janarin e vitit 2010. Gjatë tremujorit tetor – dhjetor 2009, fituesit e mundshëm nuk mund të kenë statusin e borsistit dhe për qëndrimin e tyre duhet t’i përballojnë vetë shpenzimet”, sqaron ambasada. Sipas saj, kandidati duhet të mbushë një formular interaktiv shumëgjuhësh disponibël në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp,duke kërkuar, në qoftë se është e nevojshme ndihmën e Institutit Italian të Kulturës. Data e fundit e dërgimit telematik të formularit on line është 10/06/2009". Pasi të kenë plotësuar dhe dërguar nëpërmjet internetit formularët e tyre, shtetasi shqiptare që nuk e kanë kaluar moshën 35 vjeç, mund të paraqesin pranë Institutit Italian tw Kulturës, Rr. Budi, 74 në Tiranë brenda e jo më tej se data 19 qershor 2009 (do të merret parasysh vula e postës) dosjen me dokumentet përkatëse”, saktëson deklarata.
Dokumentet e aplikimit
Duhen dorëzuar brenda 19 qershorit
1. Formularin e shtypur nw letër, të firmosur, me datë dhe me fotografi;
2. Kurikulum studimi (jo me tepër se 4 faqe) si dhe tituj të mundshëm shkencore;
3. Për nëpunësit publikë, përfshirë këtu edhe pedagogët e universiteteve: letër nga superiori (Shefi i departamentit, Drejtori i Entit, etj.) duke motivuar kërkesën e bursës;
4. Letër prezantimi nga të pakët dy Autoritete Akademike shqiptare. Këto letra nuk janë të nevojshme në rast se kandidatët propozohen nga Autoritete Lokale;
5. Projekt i kujdesshëm dhe i detajuar, duke shpjeguar atë çka kandidati do të realizojë nëpërmjet kësaj burse, si dhe objektivat që do të arrijë, duke përshkruar qartë institucionin pranë të cilit do të kryejë aktivitetin e tij si dhe kontaktet që do të ketë me personalitete shkencore dhe akademike;
6. Letër nga një pedagog ose ekspert italian, i gatshëm të ndjekë kandidatin ne aktivitetin e parashikuar në projekt.