Italia kërkon ndihme nga BE
Italia ka akorduar pese milionë euro ndihme emergjence për te ndihmuar ekonominë e goditur te Tunizisë, një tentative për te frenuar valën e paprecedent te emigranteve nga shteti afrikan. Ndërkohë, ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni kërkoi zyrtarisht ndihmën e Komisionit Evropian, si edhe 100 milionë euro për te përballuar krizën. ?Kam kërkuar qe Evropa, ne te gjitha nivelet e saj, te përcaktoje një strategji, te marre iniciativën dhe te filloje një nisme te forte diplomatike ndaj te gjitha vendeve te prekura nga ky fenomen,? u shpreh Maroni. Shefja e politikes se jashtme te BE-se, Catherine Ashton, u shpreh gjate një vizite ne Tuniz se ne muajt e ardhshëm do te nënshkruhet një marrëveshje tregtare mes shtetit afrikan dhe unionit. Ajo synon te stimuloje ekonominë e Tunizisë, duke ulur shifrat e emigracionit. Me shume se 5 mije klandestine kane zbarkuar deri tani ne ishullin e Lampeduzes brenda vetëm një jave. Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës humanitare.
Shpërndaje