E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, e ardhmja politike

Drejtuesit e rinj ushtarake ne Egjipt po marrin ne konsiderate një ndryshim te mundshëm te kushtetutës, duke mbajtur një referendum brenda dy muajsh. Ne vend ekziston një qetësi relative, ndërsa burime opozitare deklarojnë për mediat se lidershipi i ushtrisë synon mbajtjen e shpejte te zgjedhjeve dhe një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me partitë qytetare. Disa mendojnë se kjo mund ti hape rruge përfshirje ne qeveri te Vëllazërisë Myslimane, e cila deklaroi shndërrimin e saj ne parti. Por kreu i lidhjes arabe, Amr Musa, nuk mendon se ata do te zënë ndonjë pozicion kyç ne qeveri. Megjithe largimin e Mubarakut, Egjipti vijon te goditet nga vala e protestave, këtë here për rroga me te larta e kushte me te mira pune. Ndërkohë, drejtuesit aktuale i kane kërkuar ndihme qeverive te huaja për te ngrire asetet e ish-zyrtareve te regjimit te Mubarakut. Vete protestuesit kane kërkuar qe paratë e nxjerra jashtë shtetit arab te kthehen serish atje për te ndihmuar ne luftën kundër varfërisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›