Poni: Puna për adresat duhet të kishte mbaruar

Zëvendës ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka deklaruar se po vonon përfundimi i sistemit të adresave në vend. Në një konferencë për shtyp, Poni tha se puna për sistemin e adresave duhet të kishte mbaruar që në vitin 2009-të. Sipas tij, në sistemin e adresave mungojnë 130 rrugë.
"Disa bashki nuk kanë sjellë infomacion për adresat dhe kjo e bën më të vështirë punën", ka thënë ai.
Poni akuzoi kryebashkiakun Rama se ka deformuar formularin e të dhënave .