Burg pa afat sekserëve që falsifikonin dokumenta

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për sekserët që falsifikonin dokumenta në afërsi të ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë.
Operacioni i koduar "Porta e Mbyllur" vuri ditën e mërkurë në pranga shtetasit Nazmi Meta, 38 vjeç, Naim Gjoshi, 38 vjeç, i shoqëruar disa herë nga policia si i dyshuar për ushtrim të aktivitetit kriminal në fushën e falsifikimit të dokumenteve pranë ambasadave, Mariglen Nikaj, 51 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. Në gjedje të lirë hetohen Pandi Prifti, me profesion noter në Tiranë dhe Shaniko Hadaj, 26 vjeçe, me profesion përkthyese e gjuhës italiane.
Pesë personat dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë siguronin dokumente të falsifikuara si leje drejtimi, diploma, dëftesa, siguracione, kryesisht për persona që kërkonin të studionin jashtë kufijve të Shqipërisë. Të hetuarit i përkthenin, i noterizonin dokumentet në kundërshtim me aktet normative që normojnë punën e tyre, pranë zyrave të noterive në Tiranë, pa qenë prezent personi, si dhe duke noterizuar e legalizuar dokumente të ndryshme.
Sipas akuzës, këta shtetas e kryenin aktivitetin e tyre kriminal pranë bllokut të ambasadave dhe në zonën përreth ambasadës italiane në Tiranë. Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan dëftesa të plotësuara, të noterizuara, leje drejtimi për persona të ndryshëm, formularë, siguracione, dokumente të ndryshme të plotësuara dhe të paplotësuara.