E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kundër krijimit të “getove”

Italia duhet t’i shmanget krijimit të getove, në të cilat do të dominojë një grup i vetëm etnik, ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni, pas dhunës së përgjakshme ndëretnike në veri të Milanos.

“Ne duhet t’i shmangemi koncentrimit të etniciteteve në të njëjtin rajon, ngase kjo mund të rezultojë me krijimin e getove”, tha Maroni, në intervistën dhënë gazetës Corriere Della Serra.

Therja me thikë e një të riu egjiptian, për të cilin sulm fajësohen pjesëtarët peruanë dhe ekuadioranë të një bande, nxiti kundër-reagimin e dhjetëra imigrantëve nga Afrika e Veriut, në verilindje të Milanos.

Ata shkatërruan disa automjete dhe sulmuan dyqanet, pronë të imigrantëve nga Amerika Jugore. Në lagjen në të cilin ndodhi dhuna jetojnë shumë imigrantë nga Kolumbia, Ekuadori, Peruja dhe nga shtetet tjera të Amerikës Jugore.

Zëvendës-prefekti i Milanos, Riccardo De Corato, lagjen në fjalë e cilësoi si “Lindje të Largët, të ndarë ndërmjet bandave nga Afrika e Veriut dhe nga Amerika e Jugut”.

“Kemi një sistem social, i cili nuk po funksionon dhe ai duhet të rindërtohet”, tha Maroni, duke shtuar se Italia duhet të gjejë mënyra tjera për të integruar të huajt, të cilët jetojnë legalisht në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›