E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitje me maska në filialin e një banke

Filiali i një banke në kryeqytet është grabitur sot në mesditë nga një person i armatosur. Mësohet se autori ka qëlluar në ajër dhe ka kërcënuar arkëtaren që t’i jipte lekët që kishte në gjendje. Policia po punon për identifikimin e autorit 

TIRANE- Një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në një filial banke dhe ka arritur të grabisë një shumë parash. Sipas policisë e cila ndodhet në vendngjarje grabitja ndodhi rreth orës 14. 15 minuta në një filial banke pranë rrugës “Bardhyl” në qytetin e Tiranës. Mësohet se autori ka hyrë në bankë dhe pasi i ëhstë afruar arkëtares ka qëlluar në ajër, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk do ti jepte lekët që ndodheshin në arkë. Mësohet se shuma e grabitur varion nga 400- 500 mijë lekë të reja. Grabitësi është larguar menjëherë nga banka ndërsa oficerë të policisë po punojnë për të mbledhur prova dhe gjurmë të cilat do të cojnë më pas në identifikimin e autorit të grabitjes.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›