Pacolli ne Studio e Hapur Sovraniteti i paprekshem
Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se ai do të jetë vetë i pari që do të kërkoj ndërprerjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd nëse do të kërkohet të jenë temë, kufijtë e Kosovës apo ndarja e saj. "S'do të ketë ndarje të Kosovës. Ndarja e Kosovës nuk është opsion, ne do të bisedojmë me palën tjetër deri atëherë kur të jemi të respektuar prej tyre, deri në atë moment do të respektojmë dhe palën tjetër. Por në momentin që mungon respekti ndaj palës tonë, atëherë unë do të promovoj idenë që këto bisedime menjëherë të ndërpriten", deklaroi Behgjet Pacolli, President i Kosovës.
• Intervista e plotë
Në një intervistë në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, presidenti Pacolli foli për zgjedhjen e tij, për qeverinë, dhe opozitën, për vizitën e tij në Mitrovicë dhe nevojën që strukturat qeveritare të jenë të pranishme atje. Presidenti i Kosovës i qendron idesë për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, dhe për zgjedhjen e presidentit nga populli. Ai beson se do të gjendet vullneti politik për të realizuar një gjë të tillë.
"Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga populli dhe zgjedhja e presidentit nuk duhet të jetë pjesë e pazarllqeve politike. Vetë zgjedhja ime si president i Kosovës, mua nuk më ka pëlqyer, sepse sigurisht ka qenë rezultat i një kontrate koalicioni prej 2 apo më shumë partive. Unë do të insistoj sa më shpejtë të ketë një ligj zgjedhor që garanton që presidenti të zgjidhet nga qytetarët e Kosovës. Vetëm atëherë ai është i plotfuqishëm që të veprojë dhe të ndryshojë gjërat", tha Pacolli.
Po kështu ai shprehet i bindur që edhe referendumi duhet të jetë i sanksionuar në ligj, për të mundësuar kështu që qytetarët të kenë të drejtën e shprehjes për cështje që janë në interesin e tyre. Ai theksoi fort në këtë intervistë se për të patur një Kosovë të zhvilluar që aspiron familjen europiane, nevojitet unitet jo vetëm mes spektrit politik por edhe shoqërisë. Vetëm kështu thotë ai do të ecet përpara dhe do të realizohen reforma të rëndësishme dhe të nevojshme
Taulanta Boja