E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia me një këmbë në varr



Italia është një hap nga lamtumira e Euro 2008. Skuadra e Roberto Donadonit edhe pse e nisi takimin me pesë ndryshime nga ndeshja kundër Holandës (0-3), nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 me Rumaninë. “Axurrët”, të cilëve iu anulua një gol i Luka Tonit, mund të ndëshkoheshin në fund të takimit, kur gjyqtarim me profesion psikolog, norvegjezi 42-vjeçar Tom Henning Ovrebo, i akordoi një penallti të diskutueshme Rumanisë.
MUTU- Edhe pse Italia pati një numër të jashtëzakonshëm për gol në pjesën e parë me Del Pieron, - Rumania goditi shtyllën- ishte sulmuesi i Fiorentinës, rumuni Adrian Mutu, i cili shënoi edhe golin e Rumanisë, duke shfrytëzuar një gabim të Zambrotës në minutën e 55-të, nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë.
PANUÇI- 60 sekonda sekonda më pas Kristiano Panuçi u ndodh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, duke vendosur ekuilibrat në fushë: 1-1. Andrea Pirlo e Del Piero e furnizuan shpesh Luka Tonin. Sulmuesi i Bajernit të Munihut, përveç golit të anuluar, nuk mundi t’i rikthejë buzëqeshjen teknikut Donadoni dhe tifozerisë italiane në “Letziground” të Zurihut.
BUFON - Pas një dyluftimi në ecje e sipër midis dy lojtarëve kundërshtarë, gjyqtari Ovrebo- ndërkombëtar që nga viti 1994 – akordoi penallti për rumunët. Mutu shkoi te pika e bardhë, por ish-sulmuesi i Juventusit nuk arriti të mposhtë ish-shokun e tij te bardhezinjtë, portierin Xhanluixhi Bufon, 4-herë portieri më i mirë në botë.

Kryeministri polak: Doja të vrisja gjyqtarin

Kryeministri polak pranoi se ai ndihej si një person që “dëshiron të vrasë’ pasi gjyqtari anglez Houard Ueb i akordoi një penallti në kohën shtesë (93’), që i lejoi Austrisë të barazonte 1-1, duke minimizuar shanset e Polonisë për vazhdimin e aventurës në Euro 2008. “Si kryeministër unë duhet të jem i balancuar”, tha Donald Tusk, i njohur si një tifoz i thekur futbolli. “Por mbrëmjen e kaluar unë isha duke folur krejt ndryshe. Unë dëshiroja ta vrisja atë. Gjyqtari bëri gabim dhe ky ishte një gabim i madh që na dëmtoi të gjithë ne”.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›