E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Carlsberg Player”, lojtarët më të mirë të 14 ndeshjeve



Çeku Tomas Ujfalushi u bë i pari lojtar më i mirë i një ndeshje, apo siç njihet me termin zyrtar “Carlsberg’s Player”, një çmim i dhënë nga Ekipi Teknik i UEFA-s dhe i sponsorizuar birra e famshme daneze “Carlsberg”, një nga 10 sponsorit zyrtarë të Kampionatit Europian. Nëntë ekspertë të Ekipit Teknik të UEFA-s bëjnë përzgjedhjen. Ja dhe 14 lojtarët më të mirë të ndeshjeve, nga e para, ajo Zvicër-Çeki e deri e fundit e luajtur deri tani, Holandë-Francë.
1. Tomas Ujfalushi (Çeki)
Takimi Zvicër-Çeki 0-1 :07.06.2008. Kapiteni i Çekisë u votua is lojtari më i mirë i takimit hapës së Kampionatit të 13-të Europian të futbollit. Ujfalushi u shpreh i kënaqur: “Gjëja më e rëndësishme është se ne fituam. Ne duhet të jemi të lumtur me tri pikët, po dhe me futbollin që treguam”. Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, i cili punon për Ekipin Teknik të UEFA-s tha: “Ai nuk ishte vetëm kapiteni i ekipit, por ehe një lider real. Ju mund të shikonit se ai ishte si një trajner në fushë”.
2. Pepe (Portugali)
Takimi Portugali-Turqi 2-0: 07.06.2008. Mbrojtësi i Portugalisë Pepe e kishte të pamundur të shprehte ndjenjat e tij pas shënimit të golit të tij të parë ndërkombëtar e për t’i dhënë ekipit të Luis Felipe Skolarit fitoren e parë në Euro 2008 kundër Turqisë.
“Performanca e ekipit ishte e madhe, ne luajtëm si një ekip ral dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Pa shokët e mi unë nuk do të bëja asgjë dhe ne e meritojmë të përgëzohemi për një paraqitje të madhe”.
3. Stipe Pletikoza (Kroaci)
Takimi Austri-Kroaci 0-1: 08.06.2008. Stipe Pletikoza bëri një paraqitje të shkëlqyer në takimin kundër vendit organizator, duke ndihmuar ekipin me pritjet e tij të merrte tri pikët e para kundër Austrisë në Vjenë. "Ne mendojmë se mund të përmirësohem dhe mund të luajmë një futboll më të mirë në ndeshjet tona të ardhshme. Në patëm fat, por gjëja më e rëndësishme është që morrë tri pikët”.
4. Lukas Podolski (Gjermani)
Takimi Gjermani-Poloni 2-0: 08.06.2008. Sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski pranoi se kishte pasur ndjenja të përzjera pas shënimit të dy golave kundër Polonisë, që i dha edhe fitoren e parë Gjermanisë në Euro 2008. Dy gola të shënuar pikërisht kundër vendit të tij të lindjes. Roy Hodgson, një nga nëntë anëtarët e ekipit të ekspertëve tha: "Ishtë një zgjedhje logjike për të marrë trofeun, përveçse luajti shumë mirë, ai shënoi dy gola”
5.Klod Makele (Francë)
Takimi Rumani-Francë 0-0: 09.06.2008. Klod Makelele këmbënguli më më shumë se kushdo tjetëer që Franca të merrte tri pikët, një ndeshje që u mbyll në barazim pa gola në Zurih, por veterani francez u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes.
6. Uesli Shnajder (Holandë)
Takimi Holandë-Itali 3-0: 09.06.2008. Italia pësoi një humbje therrëse 3-0 me Holandën, dhe njeriu që bëri më shumë se kushdo për të frymëzuar portokallinjtë, ishte Uesli Shnajder një nga heronjtë e ri të Holandës. Trajneri gjerman me përvojë, Holger Osiek tha: “Holanda pati shumë individualitet, por Shnajder e meritoi të zgjidhej, ai pati impaktin më të madh në shënimin e golave”.
7. Zlatan Ibrahimoviç (Suedi)
Takimi Greqi-Suedi 0-2: 10.06.2008. Zlatan Ibrahimoviç tha se kishte një “ndjenjë fantastike” t’i jepte fund zbrazësisë së tij të golave ndërkombëtarë me një goditje fantastike, që ndihmoi Suedinë të fitonte 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Europës. Trajneri i Fulhamit, Roj Hodgson tha: “Është padyshim se ai është një performues i veçantë dhe goli i tij ishte një faktor thelbësor. Ibrahimoviç është një lojtar i madh”.
8. David Vija (Spanjë)
Takimi Spanjë-Rusi 4-1: 10.06.2008. Heroi spanjoll, autori i tre golave në fitoren spektakolare të Spanjës kundër Rusisë, fitoi çmimin si lojtari më i mirë i takimit, pasi bëri paraqitjen më të të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Eksperti i Ekipit Teknik, Zherard Hulier tha: “Ishte një performancë shumë e mirë e tij. Vija është gjithashtu një lojtar që punon shumë fort për ekipin e tij. Ajo vetëm sulmon, por mbron mirë”.
9. Kristiano Ronaldo (Portugali)
Takimi Çeki-Portugali 1-3: 11.06.2008. Kristiano Ronaldo pohoi se Portugalia ka shanse të mëdha të fitojë Euro 2008, pasi ylli i Mançester Junaitid morri trofeun e “Lojtarit më të mirë të ndeshjes” së dhënë nga kompania Karlsberg, sponsor zyrtar i Kampionatit Europian. Kristiano Ronaldo dha një kontribut të çmuar në mbërritjen e skuadrës së tij në çerekfinale pas dy fitoreve të Portugalisë me Turqinë e Çekinë.
10. Arda Turan (Turqi)
Takimi Zvicër-Turqi 1-2: 11.08.2006. Trajneri i Turqisë, Fatim Terim, dëshmoi respektin më të madh për mesfushorin sulmues Arda Turan, kur heroi i fitores së Turqisë kundër Zvicrës mungoi në ceremoninë e dhënies së çmimit, për shkak të nështrimit në një kontrolli dopingu. “Perandori” Terim e konsideroi lojtarin e tij si një nga futbollistët më të talentuar në Europë. 21-vjeçari i Gallatasariti realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Zvicrës. Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, i përfshirë në Ekipin teknik të UEFAs- tha: “Pati shumë gjëra të mira në atë ndeshje të vështirë, por Arda Turan, nuk bëri vetëm një performancë të mirë, por shënoi edhe një gol shuëm deciziv”
11. Luka Modriç (Kroaci)
Takimi Kroaci-Gjermani 2-1: 12.06.2008. Luka Modriç nuk ishte midis golashënuesve në fitoren 2-1 t Kroacisë në Grupin kundër Gjermanisë, por kontributi i tij i jashtëzakonshëm në Klagenfurt, ishte i mjaftueshëm për mesfushorin për të fituar çmimin si lojtari më i mirë. 22-vjeçari vazhdon të bëjë një përshtypje të madhe për pjekurinë e tij gjatë gjithë lojës. Pas marrjes së çmimit ai tha: “Do të thotë shumë për mua. Unë jam shumë i lumtur, por gjëja më e rëndësishme është fakti që ne fituam e luajtëm shumë mirë”. Numri 14 i Kroacisë u transferua nga Dinamo e Zagrebit te Totenhemi në Angli për shumën e 21 milionë eurove, një shumë rekord nga klubi londinez.
12. Roxher Guerreiro (Poloni)
Takimi Austri-Poloni 1-1: 12.06.2008. Golashënuesi polak Roxher Guerreiro fitoi çmimin “Carlsber Man of the Match” (Lojtari i ndeshjes pas një “garë të shumë të fuqishme” me portierion Artutr Boruc, në barazimin 1-1 me Austrinë, vendin e dytë organizaror të Euro 2008. Mesfushori Guerreiro u përfshi gjërësisht në aksionet e Polonisë për 85 minutat, që ai luajti. Braziliani me pasaportë polake u përzgjodh nga Ekipi Teknik i UEFA, dhe një nga anëtarët e tij, trajneri i Fulhamit, Roj Hodgson, shpjegoi se lojtari i Legia Varshavës ishte lojtari që ra më shumë në sy.
13. Andrea Pirlo (Itali)
Takimi Itali-Rumani 1-1: 13.06.2008. Fantazisti i Italisë ishte më i mirë në zemrën e mesfushës, duke i siguruar me krijmtarinë e tij një pikë kampionëve të botës në Grupin C, duke i mbajtur gjallë shpresat për në çerekfinale.
14. Wesley Sneijder (Holande)
Takimi Holande-France 4-1: 13.06.2008. Wesley Sneijder realizoi një tjetër performancë të jashtëzakonshme, të finalizuar me golin e mrekullueshëm në fund të takimit, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren 4-1 të Holands kundër Francës. Ishte shumë e vështirë për Ekipin Teknik të UEFA-s, se cili nga futbollistët e Marko van Bastenit duhej ta meritonte trofeun e lojtarit më të mirë në atë shfaqje fantastike të futbollit total. Gjithsesi, për një gjë nëntë ekspertët ranë dakord: Sneijder është truri i “Oranje team”.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›