E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia mes krizës dhe polemikave

20-11-2011 / Nga Ilirian Dahri

Dorëheqja e Berluskonit shërbeu për të mbyllur polemikat në shtetin fqinj të Italisë?  A do të dalë nga kriza Italia nëpërmjet qeverisë Monti? A do të ketë mundësi kjo e fundit që të punojë e qetë? Duket se polemikat janë shtuar edhe më shumë në politikën italiane. Me vota të gjithë partitë kanë qenë pro qeverisjes së Montit por duket se  kanë filluar të shihen ndarjet e para brenda Polit të Lirisë. Ndërsa Poli i Tretë i jep besimin e tij qeverisë së re dhe Xhanfranko Fini shprehet se: “Kjo është qeveria e fundit që do të jetë në gjendje për ta nxjerrë Italinë nga kriza. Nëse do të falimentonte, nuk do të falimentonte vetëm qeveria Monti por rrezikon të falimentojë e gjithë Italia”. Pak më vonë me fjalët e tij Pierferdinando Kazini jep më shumë siguri për qeverinë e re duke thënë se: “Monti është në rregull dhe ne jemi me të. Nuk mund të vihet mbi ‘presidentin e Këshillit të Ministrave’ shpata e Demokleut”. Por nga ana tjetër Alfano deklaron se do të jemi të ndershëm  me të por jo të ndërvarur – duke vazhduar se: “nëse do të ketë devijime , nuk do të hezitojmë në mosdhënien e mbështetjes sonë. Do të jemi besnikë vetëm me ata që do të jenë besnikë me ne”. Në të njëjtën kohë Kryetari i grupit të Polit të Lirisë, Fabricio Çikito, nga ana e tij kërkon që qeveria mos të ndërhyjë në ligjin zgjedhor duke shtuar: “Ligji zgjedhor duhet të jetë një terren i debatit mes forcave politike, por nuk duhet të ketë asnjë nismë nga ana e qeverisë”. Por polemikat vazhdojnë ende në vendin fqinj të Italisë, madje Bruneta kërkon që të vazhdohet me verifikimin e masave që janë marrë nga ish - qeveria e Berluskonit me Europën masa të cilat janë realizuar në masën e 50% duke mos kursyer as polemikat me ish- ministrin Tremonti: “Gjërat që qeveria e Berluskonit nuk arritit të bënte ishin një ‘gabim i politikës ekonomike të profesor Tremontit që mjerisht hyri në konflikt me të gjithë qeverinë. Politika e Tremontit ka qenë një prej pikave më të dobëta të qeverisë sonë” -  ka shtuar Çikito. Por polemikat kanë qenë të shumta edhe nga përfaqësuesit e ish –Aleancës Kombëtare të cilët kanë ngulmuar deri në minutat e fundit për zgjedhjet e parakohshme. Një ndër ta ka qenë padyshim dhe Mauricio Gasparri i cili duket se nuk ka e ka kaluar lehtë faktin që është përfolur shumë në Itali se Enriko Leta ka dërguar copëza letrash me emrat e zv/ministrave. Por Gasparri kërkon edhe njëherë tjetër që zv/ministrat të jenë edhe ata teknikë dhe “jo politikanë të veshur si teknikë”. Por edhe nga anë të tjera të politikës italiane vijnë mesazhe të njëjta për zv/ministrant, ndonjë prej tyre insiston në faktin se: “Zv/ministrat  do t’i analizojmë një për një duke i bërë madje edhe analizat e gjakut”. Në këtë mënyrë duket se Poli i Lirisë kërkon të jetë mjaft afër punës që do të kryejë qeveria Monti. Por ndërkaq Poli i Tretë është një prej përkrahësve të qeverisë së re duke kërkuar në politikën Italiane një kanal dialogu me psrtinë e Lidhjes së Veriut. Madje Kazini është shprehur se: “me Lidhjen (e Veriut) jemi të interesuar të dialogojmë sepse edhe me ta kërkojmë një raport konstruktiv” ndërsa pak më vonë është shprehur duke ju drejtuar Flavio Tosit (një përfaqësues i Lidhjes së Veriut se: “Kur Tosi shkon në emisione televizive thotë gjëra të arsyeshme, por dihet se nganjëherë, predikohet mirë por frytet janë të pakta”. Por Lidhja e Veriut duket se nuk është shumë e interesuar për aleanca madje guvernatori i Venetos, Luka Zaja, shkon më tej: “E kemi të qartë objektivivn dhe do të diskutojmë në Parlamentin e Veriut, do të diskutojnë sekretaritë. Them se ndeshja e Polit të Tretë është e pamundur për sa na përket ne”. Sidoqoftë Xhanfranko Fini nuk heq dorë nga strategjia e tij për krijimin e Polit të Tretë, sipas tij “politika duhet të jetë njjë shembull dhe Poli i Tretë do të kërkojë të dëshmojë këtë”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›