Kuadri makroekonomik e fiskal per vitet 2013-2015
Qeveria parashikon që uljen më të madhe të borxhit publik ta bëjë pas 3 vjetësh, pra në vitin 2015. Sipas kuadrit makroekonomik e fiskal 2013-2015, borxhi publik, parashikohet që në vitit 2015 të zbresë deri në 58.1 për qind të prodhimit kombëtar. Këtë periudhë, qveria parashikon një rimëkëmbje më të madhe të ekonomisë dhe daravitje të krizës ekonomike në rajon, ndikimi ndaj të cilës është i pashmangshëm edhe për vendin tonë. Sipas këtij kuadri makroekonomik e fiskal, borxhi publik parashikohet të jetë për këtë vit 59.6 për qind dhe të ulet me vetëm 0.1 për qind vitin që vjen, duke zbritur në 59.5 për qind. Në vitin 2014, borxhi është parashikuar të shkojë në 59.0 për qind dhe ulja më e madhe pritet në vititn 2015, pra deri në 58.1 për qind.
Sipas të njëjtit kuadër makroekonomik e fiskal për 2013-1015, qeveria shqiptare vijon t’i mbetet skenarit të rritjes ekonomike prej 4.3 për qind, që është në fakt një rritje e konsiderueshme në kushtet e një krize ekonomike në rajon. Për sa i përket tre viteve te ardhshme rritja ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 5 për qind . Për vitin 2013, rritja ekonomike parashikohet të shkojë 5 për qind, për vitin 2014- 4.9 për qind dhe në vitin 2015 kjo rritje ekonomike pritet të shkojë deri në 5.1 për qind.
Nga këto duket se parashikimet për të ardhmen janë për një rritje më të moderuar se parashikimet e deritanishme, ku vetëm nga viti 2011 në vitin aktual parashikimi ishte për një rritje me 1.3 pikë më lartë.

Parashikimet për borxhin publik
2012 - 59.6 për qind
2013-59.5 për qind
2014-59.0 për qind
2015- 58.1 për qind
Parashikimet për rritjen ekonomike
2012-4.3 për qind
2013-5.0 për qind
2014-4.9 për qind
2015-5.1 për qind