E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nje kurth per K. Ronaldon

Dueli iberik në gjysmëfinalet e Euro 2012 ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë po afrohet dhe të gjithë prozhektorët janë përqendruar te Kristiano Ronaldo. Pas startit të ngadaltë të turneut, ai është shfaqur si lojtari më në formë dhe natyrisht që është pikërisht ylli i Realit të Madridit në qendër të diskutimeve.
Lojtarët janë të ndarë në mendimet e tyre: yjet katalanë kërkojnë që Spanja të mos ndryshojë stil loje përballë portugezit, ashtu si ndodh te Barça, ndërsa futbollistët e Realit kërkojnë masa specifike për të frenuar Kristiano Ronaldon.
Dhimbjet e kokës kanë nisur edhe për trajnerin Visente Del Boske i cili deklaron: “Kristiano Ronaldos do ti kushtojmë vëmendje të veçantë. Nuk është çështje individuale, por sa herë që ai do të ketë topin, do tentojmë ta mbulojmë me dy lojtarë, ashtu si ndodhi në Botërorin 2010”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›