Përmbytjet nga Gjanica, si do të parandalohen
10/12/2009 Shumë banesa u gjendën sërish dje në ujë. Kreybashkiaku Zeqaj: Do të ndërtojmë hidrovor
FIER- Lumi Gjanica ka vërshuar edhe në ditën e djeshme. Përballë situatës së krijuar kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, është shprehur se ky lum ngelet sfida e administratës së tij. Ai theksoi gjithashtu se brenda muajit dhjetor do të hidhet projekti i rehabilitimit të këtij lumi, i cili kërkon jo vetëm zhvendosje të shtratit të tij, por edhe vendosje të hidrovoreve në pika të nxehta të lumit Seman. Kjo sepse ngritja e nivelit të ujit në lumin Seman, bën të mundur edhe përmbytjen e qytetit të Fierit dhe sidomos banesave që janë shumë pranë shtratit të këtij lumi.
Opsionet
“Kemi 2 mendime rreth rehabilitimit të lumit Gjanica”, ka thënë kryebashkiaku Zeqaj. I pari është mendimi popullor dhe i dyti ai i specialistëve për përmbytjen. Mendimi popullor qëndron në faktin se Gjanica përmbytet se kërkon pastrim rrënjësor. Ky në fakt nuk është plotësisht i vërtetë. Mendimi shkencor është se nëse ngrihet niveli i prurjeve të lumit dhe Gjanica nuk shkarkon dot në lumin Seman. Në këtë mënyrë për të shmangur përmbytjen domosdoshmërish po parashikohet në këtë studim një hidrovor pikërisht në pikën e bashkimit të lumit Seman dhe Gjanica, një hidrovor që nëse do të rritet sasia e nivelit të lumit Seman, është hidrovori që do të zbusë lumin ose nuk do të lejojë që të ngrihet edhe niveli i lumit Gjanica”. Nga ana tjetër në lidhje me dëmet e shkaktuara në bizneset dhe familjet fierake, Zeqaj pohoi se ekziston një ligj për këtë çështje për t’i ardhur në ndihmë emergjencave, por është luajtur politikisht ka theksuar ai.
“Ka një ligj të emergjencave civile që si në çdo rast edhe me këtë ligj luhet politikisht, ka thënë Zeqaj, që është për turp në fakt dhe luhet me fatkeqësinë e dhjetëra njerëzve”. Në rastin konkret ne jemi përpjekur që një fond rezervë dhe bashkë me Kryqin e Kuq në Fier ta konsumojmë për dëmet e përmbytjes. Patjetër që është bërë një gjë e tillë. Rreth 25 milionë lekë të vjetra janë shpërndarë si ndihmë minimale qindra familjeve në Fier dhe kjo është shoqëruar edhe me ndihma të tjera nga Kryqi i Kuq. Kështu veprohet në përgjithësi, por unë theksoj se në Bashki nuk ka një buxhet të fuqishëm dhe ne po e kursejmë, dhe nuk jemi duke e keqpërdorur dhe nuk po u vijmë në ndihmë familjarëve. Përpara disa ditësh dhjetëra shtëpi fierake u përmbytën nga ujërat e këtij lumi së bashku me tregun industrial të qytetit dhe njësi të tjera shitjeje kryesisht në lagjen “1 Maj” në Fier”.