E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia “në prag të shpërthimit social”

Drejtuesja e sindikatës më të madhe në Itali, Suzana Kamuzo, ka paralajmëruar se në popullsi po shtohet zemërimi për shkak të reformave në sistemin pensional dhe ka paralajmëruar demonstrata të mëdha në prag të festave të fundvitit.

“Italia është në “prag të shpërthimit social” për shkak të masave të ashpra të kursimit nga ana e Qeverisë, ndërsa sindikatat planifikojnë protesta të mëtejme, pasi që lëshimet ndaj sindikatave për të cilat pranoi gjatë kësaj jave qeveria kanë “të pamjaftueshme””, ka thënë udhëheqësja e sindikatës më të madhe italiane - CGIL.

CGIL dhe dy sindikata më të vogla, CISL dhe UIL, po mbajnë protesta kundër planit për masat e kursimit në vlerë prej 33 miliardë euro, qëllimi i të cilës është inkurajimi i financave publike dhe parandalimi i eskalimit të krizës buxhetore.

“Ne jemi të përballur me rreziqe të mëdha nga shpërthimi social”, ka thënë Kamuzo, duke shtuar se reformat në sistemin pensional janë të panevojshme.

Qeveria e kryeministrit Mario Monti ka lëshuar pe para disa kërkesave të sindikatave për uljen e tatimit për pensione të ulëta, si dhe uljen e tatimit për shtëpi, por për sindikatat një hap i tillë konsiderohet i pamjaftueshëm.

“Do të ishte absolutisht e tepërt të thuhet se jemi të kënaqur. Kjo zgjidhje është e pamjaftueshme”, ka thënë Kamuzo, duke paralajmëruar demonstrata të mëdha në prag të festës së Krishtlindjeve.

Ndryshe, Italia sot është ngarkuar me normën e re më të lartë që nga vendosja e euros - 6,47 për qind. Ky ishte ankandi i parë i bondeve italiane me afat më të gjatë të kthimit, pas samitit të Bashkimit Evropian (BE).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›