E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi: Akuzohen 10 persona si të dyshuar për sulmet

Mediat turke kanë bërë të ditur se autoritetet kanë akuzuar dhjetë persona, lidhur me dyshimet rreth supozimeve për një komplot kundër udhëheqësit të partisë nacionaliste të vendit dhe kurdëve të shquar.

Televizioni TRT ka cituar zyrtarë të kenë thënë se të akuzuarit janë pjesë e një grupi të vogël, të quajtur Lëvizja e Rezistencës dhe Hakmarrjes Turke.

Dyshohet se pikërisht ky grup ka komplotuar sulmet për të nxitur konflikt ndërmjet nacionalistëve turq dhe kurdëve , si dhe ka krijuar një klimë kaotike, për të dobësuar qeverinë e kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan.

TRT njofton se të akuzuarit janë arrestuar pas bastisjeve në katër qytete të ndryshme dhe janë akuzuar për anëtarësim në një grup ilegal të armatosur. Ndërkohë pesë nga të dyshuarit janë liruar, në pritje të gjyqit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›