Siri, vriten 20 persona

Të paktën 20 civilë janë vrarë sot nga forcat e sigurisë në Siri. Ljmi bëhet i ditur nga aktivistët të cilët konfirmojnë se 11 nga 20 viktimat janë ekzekutuar Hama, rajoni më i nxehtë përleshjeve.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër tha në një deklaratë për shtyp se trupat e mbështetur nga tanket sulmuan qytetin e Hamas pas një greve të përgjithshme tre-ditore.
Ky ishte inkursioni i parë i blinduar në qytetin Hama, që prej një ofensive me tanke në gusht të këtij viti që përfundoi protestat e mëdha në qendër të qytetit.
Luftëtarët anti-regjimit u përpoqën për të ndaluar forcat në një urë në qytet, dhe dy automjete të blinduara raportohen të shkatërruara.
Më herët OKB ka deklaruarse rreth 5000 njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i protestave nëntëmujore pro-demokracisë dhe kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.