Gjirokastër, në pranga dy persona për zjarrëvënie të qëllimshme
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohen se janë autorë të zjarrit të rënë dje në fshatin Peshkëpi e Poshtme.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Jorgo Bodini dhe Krista Bakulla ndërsa ëshë shpallur në kërkim shtetasi Thoma Bakulla.
Sipas policisë të tre personat dyshohen se e janë autorë të zjarrit në këtë fshat ku si pasojë u dogjën disa hektarë kullota, pemë frutore dhe u rrezikuan për tu djegur 3 banesa.
Gjithashtu policia e Gjirokastrës ka arrestuar edhe një shtetas me inicialet A.K i cili dyshohet se është autori i zjarrit të rënë disa ditë më parë në pikën turistike të Viroit ku u dogj edhe kurora e gjelbër e parkut.