Vlorë, grabitet filiali i një banke, tentohet të grabitet një tjetër

Grabitet në mes të ditës filiali i një banke në qytetin bregdetar të Vlorës ndërsa në të njëjtën kohë është tentuar të grabitet edhe një bankë tjetër.
Grabitja e parë ka ndodhur në filialin e bankës “BKT” në qendër të qytetit tek sheshi i Flamurit ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambjentet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve u kanë kërkuar punonjësve të bankës tu dorëzojnë paratë.
Më pas grabitësit kanë qëlluar në ajër dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja me në drejtim të paditur.
Ndërsa në të njëjtën kohë persona të panjohur kanë tentuar të grabisin filialin e “Raiffeisen bank “ në këtë qytet. Sipas informacioneve dy persona kanë tentuar të grabisin bankën por pas ndërhyrjes së policisë nuk ia kanë arritur dot qëllimit. Ata kanë braktisur makinën me të cilën donin ta kryenin grabitjen dhe janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të dy ngjarjeve të ndodhura në qytetin bregdetar dhe zbardhjen e plotë të tyre.