Me ndihmëm e partisë janë “pagëzuar” “shkencëtarë”
Autori i Lajmit: red.
Inflacioni i titujve në administratë
Që nga fillimi i viteve 90 të shekullit XX deri në ditët tona, në rrjedhën e zhvillimeve demokratike paskomuniste u shpërbënë barrierat ideopolitike që pengonin krijimin e hierarkisë së vlertë. Mirëpo në këto rrethana procesi i krijimit të hierarkisë në sektorin e arsimit të lartë dhe të veprimtarisë kërkimore-shkencore u godit nga inflacioni i gradave dhe i titujve shkencorë. Lakmia për grada e tituj shkencorë u shndërrua në një modë në dukje elitare, por në thelb vulgare, pasi motivohej më së shpeshti nga synimi për të siguruar një pagë më të lartë. Një numër në rritje burrash e grash, përgjithësisht me moshë nga 35 deri 65 vjeç u vërsulën nëpër departamente të universiteteve dhe të instituteve kërkimore-shkencore, për të mbrojtur (ose më saktësisht, gjoja për të mbrojtur) disertacione doktorate dhe sidomos për të lypur titujt shkencorë. Me dhimbje dhe keqardhje jam i shtërnguar të pohoj, se gjatë viteve të fundit kërkesat për tituj shkencorë në të shumtën e rasteve janë formuluar gati në trajtën e shëmtuar të lypjes, çka vërtetohet edhe nga modelet e arsyetimeve të tyre: “Më duhet titulli për shtesën e rrogës, pra për bukën e kalamajve”, “më jepni votën për titullin, pasi jam në vështirësi ekonomike”, “Më nevojitet titulli shkencor për të përballuar shpenzimet e fëmijëve që mësojnë në shkolla private në Shqipëri ose në vende të tjera”, “Më duhet titulli shkencor për të përballuar shpenzimet e makinës që kam blerë kohët e fundit” dhe të tjera shkaqe ose pretekste të kësaj linje. Në shumë pak raste, kërkesat për tituj motivohen profesionalisht me pikësynim intensifikimin e kërkimit, kapërcimin e pengesave burokratike për çuarjen përpara të studimeve në fusha të caktuara të kërkimit etj.
Përvoja tregon se departamentet e universiteteve dhe të institucioneve kërkimore-shkencore e kanë pasur shumë të vështirë të përballojnë këtë baticë kërkesash për grada e tituj shkencorë të “hallexhinjve” ekonomikë. Edhe ata pak pedagogë ose punonjës shkencorë më të aftë, më dinjitozë e më të afirmuar që kanë ngritur zërin të paktën kundër rasteve flagrante të akordimit krejt të pamerituar të titujve shkencorë janë ndodhur nën trysninë e opinionit mediokër, që i ka karakterizuar si “njerëz demode, krejt jashtë kohës”, si “punonjës që i ka ngecur akrepi te zeroja pa kurrfarë vlere e ndershmërisë”, si “njerëz që duhen mënjanuar nga strukturat vendimmarrëse pasi janë kundër rrjedhës pragmatike të kohës” etj.
Përvoja tregon se përgjithësisht personat që i kanë marrë (ose u janë dhënë, pra nuk i kanë merituar!) gradat e titujt shkencorë duke u zvarritur si qaramanë për nevoja ekonomike, të nxitur nga të njëjtat pikësynime shpërfaqen edhe si arrivistë, bëjnë çdo përpjekje për të zënë postet kryesore në strukturat që drejtojnë veprimtarinë mësimore ose kërkimore në universitete dhe në institucionet kërkimore – shkencore të specializuara. Këtij grupimi të “dekoruarish” me grada e tituj shkencorë i bashkohet edhe një grup tjetër, i cili nuk ka pothuajse kurrfarë lidhje me veprimtarinë kërkimore, por i ka përfituar gradat e titujt shkencorë, duke shpërdoruar autoritetin e statusit të lartë në strukturat vendimmarrëse të partive politike dhe veçanërisht të administratës qendrore të shtetit si ministra, zëvendësministra, drejtorë drejtorie ose sekretarë të përgjithshëm nëpër ministrira etj. Kur partia që i ka promovuar edhe si “shkencëtarë” kalon në opozitë, specialistë të tillë që vijnë nga administrata, të çkualifikuar ose të paaftë për të kryer me nivelin e standardeve të kohës veprimtari mësimore dhe sidomos kërkimore, përpiqen të strehohen në strukturat drejtuese të universiteteve dhe të instituteve kërkimore-shkencore dhe përgjithësisht ia arrijnë qëllimit, duke shfrytëzuar edhe përvojën e manovrimeve administrative dhe politike.
Në strukturat drejtuese të të gjitha niveleve të shkollave të larta dhe të institucioneve kërkimore të specializuara, sidomos gjatë viteve të fundit, kanë fuqi të madhe imponuese drejtuesit që i kanë marrë titujt e gradat shkencore jo sipas standardeve të veprimtarisë së mirëfilltë studimore, por kryesisht me manovrime politike, administrative ose me zvarritje prej qaramanësh. Në mjediset e pothuajse të gjitha universiteteve, sidomos të atyre të rretheve, dhe veçanërisht ndër pedagogët e studiuesit më të aftë, më të kualifikuar, qarkullojnë mendësitë se “drejtuesit nuk i fitojnë gradat e titujt shkencorë me libra për studentët, as me monografi ose artikuj shkencorë, por me përgatitjen e posterave, të fletëpalosjeve ose të fjalëve të rastit për ceremoni të ndryshme”, “se drejtuesit nuk mund të merren me kërkime, pasi lodhen duke qëndruar nëpër presidiume”, se “drejtuesit nuk kanë pse të lodhen me kërkime, pasi fitojnë më shumë duke u anëtarësuar në borde të fondacioneve dhe të organizatave jofitimprurëse të ndryshme” etj.
Kësisoj, edhe përgjatë viteve të zhvillimeve demokratike paskomuniste në universitete dhe në institute kërkimore-shkencore hierarkia është e dyzuar. Nga njëra anë (ose, më saktësisht, gati krejt e mënjanuar) hierarkia e mirëfilltë e pedagogëve dhe e punonjësve shkencore më të aftë, të cilët vetëkualifikohen gjithnjë e më intensivisht dhe luajnë rol vendimtar në përparimin e mendimit shkencor në të gjitha fushat, veçanërisht në ato të kërkimeve albanologjike. Në zhargonin e përditshëm këta konsiderohen shpesh si “Sizifë që përpiqen të ngjisin në majë barrën e rëndë të kërkimit, duke përballuar me aq mundime jo vetëm vështirësitë e pafundme, skllavëruese të kërkimit, por edhe pengesat e panumërta të burokracisë, veçanërisht të kolegëve mediokër e të drejtuesve cmirëzinj brenda institucionit”.
Duke qenë se gjatë 14-15 viteve të fundit organet qendrore përkatëse të shtetit shqiptar kanë ushtruar përgjithësisht kontrolle fare të zbehta, për realizimin e veprimtarisë kërkimore – shkencore, kjo hierarki shkencore e vlertë është eklipsuar, dhe më së shpeshti është shpërfillur nga hierarkia zyrtare e drejtuesve të institucioneve kërkimore. Përvoja tregon, se në rrjedhën e viteve, sa më shumë thellohet hendeku ndërmjet hierarkisë reale të studiuesve të vërtetë dhe hierarkisë zyrtare të drejtuesve të veprimtarisë kërkimore, aq më shumë kjo e fundit priret të zhvleftësojë punën e studiuesve më të aftë, më të përkushtuar e më rezultativë, duke ndjekur rrugë të ndryshme denigrimi e injorimi. Ndër to më problematike janë:
Propozimi
Titujt shkencorë, koeficientë për përllogaritjen e honorareve
Kërkesat për kualifikimin shkencor të nivelit master dhe doktoratë mendojmë se është e domosdoshme njësohen sa më parë me ato të vendeve më të përparuara të Perëndimit. Sidomos doktorata mund dhe duhet të shënojë një hop cilësor në kualifikimin shkencor mbiuniversitar. Doktorët e Shkencave mund dhe duhet të paguhen me një pagë dinjitoze për kushtet e vendit tonë. Ndërsa, shtesa në pagë për punonjësit mësimor e shkencor me titull profesor i asociuar dhe profesor të jetë fare e vogël, gati e papërfillshme, aspak joshëse për ata që nuk kanë ndërmend të angazhohen seriozisht në veprimtari studimore. Por titujt shkencorë të shërbejnë si koeficient për llogaritjen e honorareve për punën kërkimore-shkencore, sidomos kur honoraret jepen nga fondet publike. Për shembull, nëse punimi studimor i arrirë i një punonjësi me gradë “doktor shkencash” i paguhet me vlerën 100 për qind, një profesori të asociuar mund t i paguhet me vlerën 150 për qind, një profesori me vlerën 200 për qind dhe një akademiku me vlerën 300 për qind. Një mekanizëm i tillë shpërblimi do të stimulonte punën kërkimore të kualifikuar dhe tepër të kualifikuar, do të ndihmonte në krijimin e hierarkisë reale mbi bazën e punës e të arritjeve në veprimtarinë mësimore e kërkimore në universitete dhe në institute studimore të specializuara. Një urtësi e popullit e shqiptar thotë: “Puna të mban në flatra (Libri : Fjalë ari nga shqiptari, f. 14). Një proverb i tillë merr vlerë të veçantë në fushën e veprimtarisë arsimore dhe sidomos kërkimore.
Gjithashtu, ky mekanizëm shpërblimi do të topiste ndjeshëm “pasionin” e mjaft punonjësve për të marrë tituj-shtesë page, do të evidentonte punonjësit që kryejnë realisht veprimtari kërkimore në përputhje me kërkesat sasiore e cilësore të titullit shkencor që u është akorduar. Brenda kësaj logjike nuk do të mbështeteshin me punonjës ndihmës drejtuesit administrativë të veprimtarisë kërkimore, por punonjësit më të aftë, më me shumë arritje sasiore e cilësore, përherë të përkushtuar në llogoret e rënda të kërkimit si akademikët Shaban Demiraj, Hamit Beqja, Alfred Uçi etj. Në epokën moderne asnjë shtet nuk është varfëruar, duke stimuluar ekonomikisht punën e studiuesve më të shquar. Përkundrazi, e kundërta ka ndodhur. Ndihmesa e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë e veprimtarisë kërkimore-shkencore për përparimin e shumanshëm të shoqërisë, për emancipimin e humanizimin e saj rritet vazhdimisht, gati sipas ligjësisë së progresionit gjeometrik.
(VIJON)
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008