Italia vonon kerkesen per ekstradim te Prudentinos

Afati per ekstradimin e personit te etiketuar si bosi i mafias italiane perfundon ne fillim te nentorit
PRUDENTINO
TIRAN- Autoritetet e drejtesise italiane ende nuk e kane sjelle kerkesen per ekstradimin e Albino Prudentinos i akuzuar si njeri nder kreret e organizates mafioze Sacra Corona Unita SCU ne Itali.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes dhe Gjykates se Rrethit Vlore ku kancelaria e kesaj gjykate ende nuk ka protokolluar ndonje kerkese te Prokurorise se Pergjithshme per ekstradim.
Te pyetur per kete fakt zyrtaret e Prokurorise se Pergjithshme u shprehen se ende nuk ka nje kerkese per ekstradim nga autoritetet e drejtesise italiane. Shtetasi Albino Prudentino vazhdon te jete i izoluar me masen e sigurise arrest me burg me afat 40 ditor dhene nga Gjykata e Vlores bazuar ne kerkesen e prokurorise shqiptare-thuhet nga burimet.
Kjo e fundit mesohet se kerkesen per vleftesimin e arrestit te ligjshem dhe caktimin e mases se sigurise arrest me burg ndaj Prudentinos e ka mbeshtetur ne baze te urdher arrestit te leshuar nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces.
Sipas ketij urdhri 59- vjecari Prudentino akuzohet per Pjesemarrje ne organizate kriminale te tipit mafioz Trafikimit te lendeve narkotike dhe Grabitje ne rrethana renduese vepra keto te kryera ne zonen e Mesanje Brindisi te Italise qe nga viti 2007 e ne vazhdim.
Nderkohe sot pritet qe ne Gjykaten e Vlores te zhvillohet seanca e radhes per shqyrtimin e kerkeses se avokatit mbrojtes per revokimin e mases se sigurise te caktuar me 1 tetor 2010. Nderkaq po avokati mbrojtes tashme ka ankimuar edhe vendimin e Gjykates se Vlores prane asaj te Apelit duke kundershtuar masen e sigurise te dhene me afat 40 ditor.
Nga ana tjeter burimet jo zyrtare prane Prokurorise se Pergjithshme shtuan se avokati italian i te dyshuarit Prudentino kohe me pare ka dorezuar nje Memo duke kerkuar ekstradimin e klientit te tij drejt Italise brenda afatit 40 ditor.
Ndersa avokati shqiptar Ferdinand Ndoja pyetur nga Shekulli ka mohuar te kete dijeni per kete memo dhe shtoi se do kerkojme mos ekstradimin e Prudentinos ne shtetin italian.
Per llogari te ketij hetimi dhe arrestimi Prokuroria e Krimeve te Renda ka vendosur tashme sekuestrimin e pasurise dhe aktivitetit te biznesit te familjes Prudentino dhe ortakeve te tyre qe jane kuneterit e Ministres se Integrimit Majlinda Bregu.